Cakolli: Votimi në ambasada vështirë i administrueshëm
Eugent Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, në magazinën informative “InfoPlus” ka folur për zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen brenda dhe jashtë vendit, në përfaqësi diplomatike, në vitin e ardhshëm, si dhe për koalicionet parazgjedhore, ku sot janë arritur të krijohen 6 koalicione parazgjedhore. Duke folur për këto koalicione, Cakolli tha se përveç atij mes AKR-së […]
Eugent Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, në magazinën informative “InfoPlus” ka folur për zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen brenda dhe jashtë vendit, në përfaqësi diplomatike, në vitin e ardhshëm, si dhe për koalicionet parazgjedhore, ku sot janë arritur të krijohen 6 koalicione parazgjedhore.
Duke folur për këto koalicione, Cakolli tha se përveç atij mes AKR-së dhe PD-së koalicionet tjera kanë qenë të pritur dhe të paralajmëruara dhe tradicionale.
Ndërkaq sipas tij partitë e mëdha është ditur se nuk do të bëjnë koalicione, për shkak të ruajtjes së identitetit politik dhe për shkak të kaluarës kur koalicionet e mëdha janë arritur në momentet e fundit dhe për kalkulime të caktuara.
Kurse për krijimin e koalicionit AKR-PD, Cakolli tha se kjo është arritur në bazë të elementit të idesë konservatore kundrejt qasjes së familjes dhe shoqërisë.
Tutje, ai ka folur edhe për votime jashtë vendit, në përfaqësi diplomatike.
“Ne jemi për krijimin e më shumë mundësive për votim jashtë Kosovës, veçse të mos shkohet në dëm të integritetit zgjedhor”, deklaroi Cakolli.
Votimi në ambasada, sipas Cakolit mund të jetë vështirë i administrueshëm, ngase ambasadat tona janë të pakta dhe me numër të stafit të reduktuar.
Ndërkaq Valmir Elezi në një intervistë të drejtpërdrejtë, përveç krijimit të koalicioneve parazgjedhore, njoftoi se që nga dita e djeshme, pra nga data 29 gusht, ka filluar periudha e aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës.
Sipas tij, votimi mund të bëhet në tri mënyra: në përfaqësi diplomatike, duke dërguar fletëvotimin përmes kutisë postare në adresë të KQZ-së në Kosovë, apo për të dërguar fletëvotimin në adresën postare të KQZ-së, të cilat hapen jashtë vendit në ndihmën e përfaqësive diplomatike.
Elezi tutje njoftoi se është aktivizuar platformë elektronike për njoftimin e mënyrës së regjistrimit dhe votimit nga ana e shtetasve tanë jashtë vendit. Ai tha se në momentin a aplikimit për regjistrim votuesi mund të përzgjedhë njërën nga tri mënyrat e votimit që janë përmendur me lart.
Elezi më tej njoftoi për votuesit që janë brenda Kosovës, të cilët mund të bëjnë ndërrimin e qendrës së votimit në komunën e caktuar, kjo vlen për ata qytetarë që mendojnë se janë larg qendrës së votimit dhe për këtë sipas tij është caktuar periudhë kohore prej 120 ditësh dhe që ky ndërrim mund t bëhet përmes platformës elektronike që është e vendosur në web-faqen e KQZ-së apo duke vizituar fizikisht komunën përkatëse ku është I caktuar votuesi. Ndërkaq kjo nuk vlen për ata që duan ta bëjnë kalimin nga një komunë në tjetrën, por vetëm brenda komunës.