Gjoka Construction nga Shqipëria do të menaxhojë parkingun në Qendrën Klinike
Kompania Gjoka Construction nga Shqipëria do të menaxhojë parkingun e Qendrës Klinike Nënë Tereza me partneritet publiko-privat. Këtë e ka konfirmuar për BIRN ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari. Thirrjes së publikuar më 15 nëntor i është përgjigjur vetëm Gjoka Construction. Kompania është themeluar në Tiranë në vitin 1994 dhe që nga viti 2022 ka regjistruar […]


Kompania Gjoka Construction nga Shqipëria do të menaxhojë parkingun e Qendrës Klinike Nënë Tereza me partneritet publiko-privat. Këtë e ka konfirmuar për BIRN ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari. Thirrjes së publikuar më 15 nëntor i është përgjigjur vetëm Gjoka Construction. Kompania është themeluar në Tiranë në vitin 1994 dhe që nga viti 2022 ka regjistruar një filial në Shkup, transmeton Portalb.mk.
Ajo do të menaxhojë parkingun për 20 vitet e ardhshme, dhe siç raporton 360 Gradë, njoftimi parashikon që partneri privat të ndërtojë garazhe dykatëshe të montuara, të menaxhojë të gjithë parkingun në Qendrën Klinike dhe në këmbim, shteti të marrë një përqind të të ardhurave totale vjetore.
Sipas vlerësimit të Ministrisë së Shëndetësisë, investimi do t’i kushtonte koncesionarit pak më shumë se dhjetë milionë euro. Aktualisht Qendra Klinike ka 800 vende parkimi dhe garazhet dykatëshe do të siguronin 800 deri në 900 të tjera.
Gjoka Construction ka vite që fiton tenderë të mëdhenj në Shqipëri. Një prej tyre është ndërtimi i autostradës që duhet të lidhë Dibrën me Tiranën. Krahas ndërtimit, familja Gjoka ka kompani që lidhen me biznesin e energjetikës.
Ministri Taravari fillimisht e shpalli idenë e zgjidhjes së problemit të parkimit përmes partneritetit publik-privat korrikun e kaluar dhe qeveria vendosi në seancën e 20 gushtit të formojë një komision që do të shqyrtonte ofertat. Baza për dhënien me koncesion të parkingut të Klinikës është studimi i fizibilitetit i cili fillimisht është zhvilluar në kohën e ministrisë së Nikolla Todorovit dhe më pas është ndryshuar disa herë.
Qeveria fillimisht premtoi ndërtimin e një qendre të re klinike, por së fundmi vendosi ta lërë në pritje idenë dhe të investojë në rritjen e kapaciteteve të spitalit 8 Shtatori.