Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara
Kërkesat e Serbisë për serbët e Kosovës janë kontradiktore. Analistët në Beograd vlerësojnë se masat e Serbisë në lidhje me Kosovën nuk kanë asgjë të mirë për serbët. Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën asgjë nuk kanë sjellë e as qe kanë hasur në një jehonë më serioze në skenën ndërkombëtare. Kështu vlerësojnë ekspertet […]
Kërkesat e Serbisë për serbët e Kosovës janë kontradiktore. Analistët në Beograd vlerësojnë se masat e Serbisë në lidhje me Kosovën nuk kanë asgjë të mirë për serbët.
Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën asgjë nuk kanë sjellë e as qe kanë hasur në një jehonë më serioze në skenën ndërkombëtare. Kështu vlerësojnë ekspertet për marrëdhënie ndërkombëtare ne Beograd.
”Mendoj se Serbia është përballë një kryqëzimi, ku duhet të qasë një mënyrë të re për të zgjidhur çështjen e Kosovës. Ajo është tashmë e shkruar e definuar në marrëveshjen e fundit të Brukselit dhe në Agjendën e Ohrit. Tani, problemi është në politikën serbe, e cila e pranon këtë agjendë të Ohrit, pastaj thotë se nuk e pranon dhe kështu ne ndodhemi në një errësirë totale”, thotë për RTK-në Sreqko Gjukiq, nga Forumi për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Lëvizjes Evropiane në Serbi.