Gjykata do të anulojë dy seancat e ardhshme për vrasjen e Vanjës dhe Pançes, i akuzuari Videvski është ende në nefrologji
Gjykata Themelore Penale Shkup do t’i anulojë dy seancat e ardhshme të gjykimit kundër pesë të akuzuarve për vrasjen dhe rrëmbimin e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhovskit nga Velesi, të cilat është dashur të mbahen më 7 dhe 9 tetor, transmeton Portalb.mk. Shkak për këtë është përkeqësimi i gjendjes shëndetësore të të akuzuarit Bore […]
Gjykata Themelore Penale Shkup do t’i anulojë dy seancat e ardhshme të gjykimit kundër pesë të akuzuarve për vrasjen dhe rrëmbimin e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhovskit nga Velesi, të cilat është dashur të mbahen më 7 dhe 9 tetor, transmeton Portalb.mk.
Shkak për këtë është përkeqësimi i gjendjes shëndetësore të të akuzuarit Bore Videvski, i cili nga e diela është i shtruar në Klinikën e Nefrologjisë dhe nuk mund të marrë pjesë në seancat.
Për gjendjen e Videvskit dy ditë më parë Klinika Universitare për Nefrologji e njoftoi Gjykatën Penale të Shkupit.
Gjyqi, siç shtojnë nga aty, do të vazhdojë më 14 tetor, kur është caktuar seanca e radhës. Më pas, si dëshmitarë duhet të paraqiten edhe nëna, gjyshja dhe gjyshi i Vanyas.
Bore Videski, së bashku me Velibor Manev, Vlatko Keshishov, Ljupço Palevski-Palço dhe Aleksandar Gjorçevski, akuzohet për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit.
Ndryshe, më 20 shtator në Gjykatën Themelore Penale filloi gjyqi për vrasjet e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit. Pas fjalëve hyrëse të prokurorisë, të gjithë të pandehurit u deklaruan të pafajshëm për krimin. Para fillimit të gjykimit, prokurorja Krstevska-Josifovska kërkoi që publiku të përjashtohet nga e gjithë seanca për të mbrojtur privatësinë e nënës Zorica Gjorçevska dhe motrës së Vanjës, por gjyqtari Ivica Stefanovski nuk e pranoi kërkesën. Publiku mbeti në sallën e gjyqit për të ndjekur rastin.
E mitura Vanja Gjorçevska, e cila ishte raportuar e zhdukur më 27 nëntor, u gjet e vdekur në afërsi të Shkupit më 3 dhjetor, kur në afërsi të Velesit u gjet i vdekur edhe Pançe, me origjinë nga Velesi, i cili, nga ana tjetër, u raportua i zhdukur më 24 nëntor. I dyshuari kryesor për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit është Ljupço Palevski-Palço, i cili më 15 maj u ekstradua nga Turqia në vend, ku u gjet dhe u arrestua pas fletarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet maqedonase përmes Interpolit.