Çmim rajonal për RMV-në për idenë e biznesit të gjelbër, sobë portative për gatim në natyrë
Më 3 tetor, në Studion e Startup MosaiK në Sarajevë-BiH, u ndanë çmimet rajonale për idetë e biznesit të gjelbër nga Ballkani, transmeton Portalb.mk. Juria ndau çmime për idetë e biznesit që janë të orientuara për të promovuar ushqimin vendas nga fermerët – ProdukteFresh (Kosovë), prodhimin e qeseve nga mbeturinat e tekstilit – Julbeg (BH), […]
Më 3 tetor, në Studion e Startup MosaiK në Sarajevë-BiH, u ndanë çmimet rajonale për idetë e biznesit të gjelbër nga Ballkani, transmeton Portalb.mk.
Juria ndau çmime për idetë e biznesit që janë të orientuara për të promovuar ushqimin vendas nga fermerët – ProdukteFresh (Kosovë), prodhimin e qeseve nga mbeturinat e tekstilit – Julbeg (BH), filtrimin e pishinave dhe ujërave të ndotura me barishte – OJQ Ljuta (Mali i Zi), prodhimi e sobës mobile për gatim në natyrë – MobiStove (Maqedoni e Veriut), prodhimi i aksesorëve të modës përmes integrimit në punë të grave me shëndet mendor të dëmtuar – HERC (Serbi), promovimi i shprehive ekologjike tek fëmijët përmes aktiviteteve në natyrë dhe shitjes së fidanëve – Divovi Zlatara ( Serbia) ) dhe ofrojnë integrimin e punës të personave me aftësi të kufizuara përmes grumbullimit të mbeturinave elektronike -NRG doo Çaçak (Serbi).
“Kjo është hera e parë që inovacioni im “Mobi Stove” do të prezantohet në nivel rajonal. Më vjen mirë që juria njohu inovacionin dhe potencialin për komercializim dhe model biznesi. Në të njëjtën kohë, jam gjithashtu i kënaqur që të gjithë të pranishmit treguan interes për çmimin, porosinë dhe mënyrën e dorëzimit. Mobi Stove është një sobë me sistem dhe dizajn inovativ, e destinuar për gatim të sigurt, të lehtë dhe efikas në natyrë, duke përdorur energjinë minimale të disponueshme në natyrë si mbetje të biomasës (degëza të thata, kone pishe, pelet, etj.) dhe në të njëjtën kohë, për shkak të djegies së mirë dhe të rregulluar, nuk lëshon gazra ndotës. Produkti im është i destinuar për alpinistët, kampistët, pylltarët, çiklistët, operatorët e ekoturizmit, organizatorët e festivaleve të muzikës në natyrë, me një fjalë, adhuruesit e natyrës”, tha fituesi Trajçe Rushev.
RMV-ja mori pjesë edhe në konkursin rajonal me idenë “Fermë urbane në kontejner për prodhimin e mikrogjelbërave me sistem kultivimi aeroponik”.
Konkursi “Green Ideas” ekziston prej 13 vitesh dhe është një program pionier në vendosjen e kritereve dhe vlerave për bizneset që njëkohësisht bëjnë mirë për mjedisin, janë të rëndësishme për komunitetet dhe kanë logjikë ekonomike.
ARNO e organizon konkursin që nga viti 2015 në RMV, duke përfshirë trajnime, thirrje mediatike dhe programe mbështetëse për të gjithë ata që kanë një ide ose një biznes të gjelbër në fazën fillestare të zhvillimit.