RMV, vitin e kaluar diplomuan 7.422 studentë, 0.78 përqind më pak se në vitin 2022
Enti Shtetëror i Statistikave bëri të ditur se në vitin 2023, numri i studentëve të diplomuar është zvogëluar në krahasim me vitin 2022, transmeton Portalb.mk. Sipas të dhënave të Entit të Statistikave të marra nga raportet, në vitin 2023 në shkollat dhe fakultetet e larta profesionale kanë diplomuar 7.422 studentë të nivelit universitar, që është […]
Enti Shtetëror i Statistikave bëri të ditur se në vitin 2023, numri i studentëve të diplomuar është zvogëluar në krahasim me vitin 2022, transmeton Portalb.mk.
Sipas të dhënave të Entit të Statistikave të marra nga raportet, në vitin 2023 në shkollat dhe fakultetet e larta profesionale kanë diplomuar 7.422 studentë të nivelit universitar, që është një rënie prej 0,81 përqind krahasuar me vitin 2022.
Nga numri i përgjithshëm i studentëve të diplomuar, 6043 ose 81,4 përqind janë studentë të rregullt dhe 1.379 ose 18,6 përqind studentë me kohë të pjesshme. Nga numri i përgjithshëm i të diplomuarve, 64.8 përqind janë femra.
Tridhjetë e shtatë përqind u diplomuan brenda afatit, ndërsa 63 përqind pas afatit