Gjykata Kushtetuese rrëzon diskriminimin ndaj komunave shqiptare – ASH: VLEN mbrojti politikat e VMRO-së!

jykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut ka rrëzuar sot vendimin e qeverisë për ndarjen selektive të mjeteve nga kredia hungareze, duke e cilësuar atë si të padrejtë, diskriminues dhe të The post Gjykata Kushtetuese rrëzon diskriminimin ndaj komunave shqiptare – ASH: VLEN mbrojti politikat e VMRO-së! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

qershor 26, 2025 - 18:00
 0  3
Gjykata Kushtetuese rrëzon diskriminimin ndaj komunave shqiptare – ASH: VLEN mbrojti politikat e VMRO-së!

jykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut ka rrëzuar sot vendimin e qeverisë për ndarjen selektive të mjeteve nga kredia hungareze, duke e cilësuar atë si të padrejtë, diskriminues dhe të pabazuar në standarde kushtetuese. Vendimi ka nxitur reagime të forta nga partitë shqiptare në opozitë.

Në një reagim të menjëhershëm, Aleanca për Shqiptarët (krahu i Ziadin Selës) deklaroi se ky vendim demaskon qeverinë aktuale si monoetnike dhe diskriminuese, ndërsa akuzoi edhe partnerin shqiptar të saj, koalicionin VLEN, për bashkëpunim në dëm të interesave kombëtare.

“Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut sot e demaskoi hapur qeverinë monoetnike, duke rrëzuar vendimin diskriminues për ndarjen e mjeteve nga kredia hungareze.” – thuhet në reagimin zyrtar të ASH-së.

“Ky vendim dëshmoi qartë se ndarja e fondeve ka qenë e padrejtë, tendencioze dhe thellësisht diskriminuese ndaj komunave shqiptare në Maqedoninë Perëndimore.”

Aleanca për Shqiptarët kritikoi ashpër qëndrimin e VLEN-it, duke e cilësuar si vasal dhe mbrojtës të politikave të VMRO-DPMNE-së, parti me të cilën qeveris aktualisht ky koalicion.

“Me këtë rast doli qartë edhe vasaliteti i VLEN-it, që në çdo rrethanë mundohej të mbronte politikat diskriminuese të VMRO-DPMNE-së, të cilat dëmtonin interesat shqiptare.”

ASH rikujton gjithashtu se kjo nuk është hera e parë që ky mentalitet reflektohet në vendimmarrje:

“I njëjti mentalitet i rrezikshëm u reflektua edhe në përpjekjet për uljen e numrit të këshilltarëve, vendim që synonte të godasë drejtpërdrejt diasporën shqiptare.”

Vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese shihet si një fitore për barazinë dhe respektimin e standardeve kushtetuese, ndërsa tensionet politike në kampin shqiptar pritet të thellohen nëse këto çështje nuk adresohen me ndershmëri dhe transparencë. Flaka Media

The post Gjykata Kushtetuese rrëzon diskriminimin ndaj komunave shqiptare – ASH: VLEN mbrojti politikat e VMRO-së! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .