Gjykata Supreme: Qytetarët do të mund të paditin shtetin para Gjykatës Administrative për shkak ajrit të ndotur

Sipas kryetares së Gjykatës Supreme, Besa Ademi, e drejta e mjedisit të shëndetshëm jetësor është një e drejtë themelore qytetare dhe njerëzore dhe është e lidhur drejtpërdrejtë me menaxhimin e shëndetit të qytetarëve dhe me detyrime ligjore të nënshkruara për ruajtjen e mjedisit jetësor, raporton 360shkallë, përcjell Portalb.mk. Shteti është i detyruar të siguron ajër, […]

tetor 8, 2024 - 22:00
 0  4
Gjykata Supreme: Qytetarët do të mund të paditin shtetin para Gjykatës Administrative për shkak ajrit të ndotur
Ndotja e ajrit, foto nga Portalb.mk

Sipas kryetares së Gjykatës Supreme, Besa Ademi, e drejta e mjedisit të shëndetshëm jetësor është një e drejtë themelore qytetare dhe njerëzore dhe është e lidhur drejtpërdrejtë me menaxhimin e shëndetit të qytetarëve dhe me detyrime ligjore të nënshkruara për ruajtjen e mjedisit jetësor, raporton 360shkallë, përcjell Portalb.mk.

Shteti është i detyruar të siguron ajër, ujë dhe mjedis jetësor të pastër, në të kundërtën nëse i rrezikohet shëndeti, qytetarët në procedurë para Gjykatës Administrative mund të ngrenë padi. Në seancën e sotme publike të Gjykatës Supreme, u miratua ky mendim parimor juridik, ku gjyqtarët suprem diskutuan rreth nismës së një kompanie avokatie në Ohër në lidhje me atë se sa shteti i siguron kushtet që qytetarët të kenë mjedis të shëndetshëm jetësor.

Për këtë, gjykatësit suprem kanë sjellë këtë mendim parimor juridik në mbrojtje të qytetarëve, nëse organet administrative nuk janë efikas në mbrojtjen e kësaj të drejte të garantuar me Kushtetutë.