“Gjysma ime më e mirë, sot kam shumë lot për ty” – Agron Llakaj i jep lamtumirën bashkëshortes
Aktori i dashur i humorit shqiptar, Agron Llakaj, ka ndarë me publikun një lajm të hidhur përmes një postimi të zemërt në rrjetet sociale. Ai ka njoftuar ndarjen nga jeta të bashkëshortes së tij të dashur, Konstandina, e cila ka humbur betejën me një sëmundje të rëndë. Në postimin e tij, Llakaj shpreh me fjalë […]
Aktori i dashur i humorit shqiptar, Agron Llakaj, ka ndarë me publikun një lajm të hidhur përmes një postimi të zemërt në rrjetet sociale.
Ai ka njoftuar ndarjen nga jeta të bashkëshortes së tij të dashur, Konstandina, e cila ka humbur betejën me një sëmundje të rëndë.
Në postimin e tij, Llakaj shpreh me fjalë të ndjera lamtumirën e tij ndaj Konstandinës, duke e përshkruar jo vetëm si bashkëshorten dhe nënën e fëmijëve të tij, por edhe si një dritë udhëzuese dhe mbështetëse në jetën e tij.
Postimi i plotë (pa ndërhyrje):
Kostandina ime e shtrenjte!
Edhe pse t’i kam thene shume e shume here…,sot ne lamtumiren tende te fundit, dua qe t’i kesh me vete.
Kemi patur nje rrugetim te veshtire, te lodhur dhe me shume sakrifica…,enderruam per nje jete te re dhe me shume ambicje.
E qe une te mbaroja shkollen e lart te arteve, ti sakrifikove nga jeta jote ,rrite dy femijet..Alkiden dhe Enon.
Sa shume ke sakrifikuar per Ne…,Ti ishe shtepia, forca me e madhe qe ne kishim ishe Ti.
Kur vendosem te vinim drejt Tiranes per nje te ardhme me te mire…,ishe po ti qe krijove Tiranen( Itaken )ne mua.
“Nuk do kthehemi mbrapa kurre Agron..,beso ne mua!Ne do tja dalim!”
Dhe ashtu ndodhi.
Dhe ecem e ecem, u rritem edhe ne bashke me femijet…,u beme dikushi, i buzeqeshem kohes dhe viteve,te qenurit nene e babe e pastaj gjysher…,sa shume enderra…,por ja qe jeta nuk eshte skenar i shkruar…, semundja e pabese na e mbylli perden e skenes se jetes ateher kur duhet ta shijonim me shume.
Dhe e fundit Kostandina ime…,sot kam shume lot per ty por di qe, kur nje artist largohet nga skena merr duartrokitjet me vete…,ti ishe gjysma ime me e mire e njeriut dhe artit, dhe tani me largimin tend nga skena une e kerkoj nje duartrokitje te madhe.
Falemnderit Kostandina!
Falemnderit GoNina!
Lamtumire ne qiellin e engjejve aty ku shpirti yt i mire e meriton!
Me prit…,nuk di se kur por ti do me presesh si perhere.