‘Goditja’ e parë për merkaton e janarit, Milan transferon yllin e Serie A
Rosonerët kanë gati goditjen e parë për merkaton e janarit. Milan nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri duke marrë dy fitore, dy barazime dhe një humbje në pesë ndeshje të luajtura. Drejtuesit janë të vetëdijshëm se skuadra ka nevojë për përforcime, në mënyrë që Fonseca të ketë më tepër […]
Rosonerët kanë gati goditjen e parë për merkaton e janarit.
Milan nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri duke marrë dy fitore, dy barazime dhe një humbje në pesë ndeshje të luajtura.
Drejtuesit janë të vetëdijshëm se skuadra ka nevojë për përforcime, në mënyrë që Fonseca të ketë më tepër opsione.
Sipas Calciomercato, Milan në merkaton e janarit synon afrimin e mesfushorit të Bolonjës, Lewis Ferguson.
Ferguson shkëlqeu me Bolonjën sezonin e shkuar, ndërsa këtë sezon nuk ka luajtur ende asnjë ndeshje, pas një lëndimi që pritet ta mbajë atë jashtë fushave deri në nëntor.
Në rast se skocezi vazhdon me paraqitjet e sezonit të shkuar, Milan do të hidhet në sulm për transferimin e tij në merkaton e janarit.