RMV, Gjykata Kushtetuese nuk mori vendim për Ligjin e gjuhëve, seanca është shtyrë për në dhjetor

Alsat mëson se Gjykata Kushtetuese ka vendosur të shtyjë seancën për hapjen e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për Gjuhët. Kjo ka ardhur në mbledhjen e sotme të Kushtetueses, dhe sipas burimeve të kësaj medie, seanca është caktuar për në 11 dhjetor. Paraprakisht, data 2 tetor, është anuluar me arsyetimin e ndjeshmërisë së […]

shtator 26, 2024 - 16:00
 0  5
RMV, Gjykata Kushtetuese nuk mori vendim për Ligjin e gjuhëve, seanca është shtyrë për në dhjetor
Gjykata Kushtetuese. Foto nga ueb-faqja e institucionit

Alsat mëson se Gjykata Kushtetuese ka vendosur të shtyjë seancën për hapjen e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për Gjuhët. Kjo ka ardhur në mbledhjen e sotme të Kushtetueses, dhe sipas burimeve të kësaj medie, seanca është caktuar për në 11 dhjetor. Paraprakisht, data 2 tetor, është anuluar me arsyetimin e ndjeshmërisë së situatës.

Lënda e Ligjit për Gjuhët përbëhet nga 13 nisma nga qytetarë, parti politike, shoqata të ndryshme dhe është themeluar që nga viti 2019.

Në intervistë për MIA-n, kreu i Gjykatës Kushtetuese Darko Kostadinovski thotë se është i vetëdijshëm për interesin publik dhe pasojat e mundshme nëse Gjykata vendos të shfuqizojë, të lërë në fuqi këtë ligj ose të ndërhyjë në dispozita të caktuara.

“E rëndësishme është që të shihen objektivisht argumentet në çdo vendim përpara se të bësh ndonjë koment. Vendimi i Gjykatës duhet të respektohet dhe të pranohet si shprehje e pjekurisë së politikës dhe shoqërisë, vendimi duhet të jetë kornizë udhëzuese për veprimin e ligjvënësit”, deklaroi Darko Kostadinovski, kryetar i Gjykatës Kushtetuese.

Kostadinovski thotë se nuk mund të parashikojë vendimin e gjykatës por se sipas përvojës së tij, gjykata duhet të debatojë edhe për temat e ndjeshme, në vend që t’i prolongojë ato.

Ndaj njoftimit të kreut të kushtetueses reaguan partitë shqiptare. Sipas VLEN, nisma që vjen nga E Majta duhet të refuzohet.

Sipas Frontit Evropian, shkelje e mekanizmave dhe të drejtave që dalin nga Marrëveshja e Ohrit, nuk është gjë tjetër veçse kthim para Marrëveshjes së Ohrit.

Një nismë e tillë ekziston edhe për vlerësimin e kushtetutshmërisë së balancuesit. Kostadinovski thotë se nga Gjykata mund të pritet seancë në të cilën do të prezantohen dhe përplasen faktet dhe argumentet kushtetuese-juridike dhe vendim që të bazohet në Kushtetutë

Agjencia për Zbatimin e Gjuhës ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski i cili deklaroi në një intervistë për MIA-n se Ligji për Gjuhës ka krijuar kaos juridik dhe se se bashku me Balanserin duhet të diskutohet dhe të hiqen dilemat.

Nga Agjencia deklaratën e Kostadinovskit e quajnë aventurë të rrezikshme pasi që dihet tashmë që gjuha shqipe njihet si gjuhë zyrtare në RMV krahas asaj maqedone.