Gonzato: BE-ja e konsideron prioritar korridorin 8 që e lidh Shqipërinë me Bullgarinë
“Procesi i integrimit evropian bazohet në merita. Shqipëria ka arritur në pikën ku vendet anëtare janë të kënaqura me përparimin e vendit. Nëse Maqedonia e Veriut përmbush kushtet, ajo do të fillojë gjithashtu negociatat”, kështu deklaroi kreu i delegacionit të BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, duke shtuar se siç tha, ndryshe nga vendet e tjera […]
“Procesi i integrimit evropian bazohet në merita. Shqipëria ka arritur në pikën ku vendet anëtare janë të kënaqura me përparimin e vendit. Nëse Maqedonia e Veriut përmbush kushtet, ajo do të fillojë gjithashtu negociatat”, kështu deklaroi kreu i delegacionit të BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, duke shtuar se siç tha, ndryshe nga vendet e tjera të rajonit, Shqipëria nuk ka një Plan B të Bashkimit Europian. Dëshira për integrim europian është shumëpartiake.
I pyetur se nëse ai është i shqetësuar për politikën e qeverisë së Maqedonisë së Veriut, e cila po përpiqet të diskreditojë Korridorin 8, Gonzato u përgjigj se projekti është një prioritet kryesor për BE-në në rajon.
SILVIO GONZATO, KREU I DELEGACIOIT TË BE-SË NË SHQIPËRI
“Nga infrastruktura (nga Deti i Zi bullgar deri në portin shqiptar të Durrësit) ka një përfitim të madh si për ekonominë ashtu edhe për sigurinë, si pjesë e strategjisë së NATO-s”
Ndërkaq, në lidhje me shtetit shqiptar, ai tha se Tirana po bëhet kryeqytet rajonal dhe njëkohësisht diplomati raportoi progres të madh në administratën shtetërore shqiptare dhe bashkëpunimin me Brukselin, ndërsa ai gjithashtu bëri thirrje për vazhdimin e luftës kundër korrupsionit.