Granit Osmani: E si po mendon bre Blerim Bexheti, që shqiptarët e kanë harruar vasalitetin e juaj ndaj VMRO-së

Granit Osmani nga koalicioni VLEN i ka shkruar një porosi krerëve të BDI-së, duke i rikujtuar bëmat dhe skandalet e tyre gjatë qeverisjes dy dekadëshe, shoqëruar me vrasje të ish-komandantëve, zgjedhjen e prokurorëve maqedon, rastet e montuara, etj. “Për keqardhje është fakti se kush po na sulmon! Nuk jeni të denjë as për opozitë! E […] The post Granit Osmani: E si po mendon bre Blerim Bexheti, që shqiptarët e kanë harruar vasalitetin e juaj ndaj VMRO-së appeared first on InfoShqip.com.

gusht 22, 2024 - 05:00
 0  12
Granit Osmani: E si po mendon bre Blerim Bexheti, që shqiptarët e kanë harruar vasalitetin e juaj ndaj VMRO-së

Granit Osmani nga koalicioni VLEN i ka shkruar një porosi krerëve të BDI-së, duke i rikujtuar bëmat dhe skandalet e tyre gjatë qeverisjes dy dekadëshe, shoqëruar me vrasje të ish-komandantëve, zgjedhjen e prokurorëve maqedon, rastet e montuara, etj.

“Për keqardhje është fakti se kush po na sulmon!

Nuk jeni të denjë as për opozitë!
E si po mendon bre Blerim, që shqiptarët e kanë harruar vasalitetin e juaj ndaj VMRO-së, kur e lutshe Musën që t’ia falni një pozitë të prokurorit maqedonasve se “me një shqiptar më shumë nuk do hyni në xhenet”.

E kur flitni për përgjegjësi, ua rikujtojmë kush ishte në qeveri kur u vranë djemtë më të mirë të kombit, ushtarët e UÇK-së, kur ishte periudha më e vështirë, kur u denuan dhe persekutuan shqiptarët me rastet më të rënda dhe më të dhimbshme që u inskenuan gjatë bashkëqeverisjes suaj pikërisht me VMRO-në e Nikolla Gruevskit dhe njëherë të vetme nuk reaguat, një fjalë se thatë.

Përgjigjen më të mirë për këto e dha populli, po e pranuat dhe ju, po ju citoj: “koalicioni VLEN është ndërgjegjëse duke mbrojtur krenarinë dhe nderin e shqiptarëve si pjesë e qeverisë”, ka shkruar Osmani.

The post Granit Osmani: E si po mendon bre Blerim Bexheti, që shqiptarët e kanë harruar vasalitetin e juaj ndaj VMRO-së appeared first on InfoShqip.com.