Grevë para Kuvendit të Qytetit të Shkupit paralajmëruan punëtorët e NP “Rrugë dhe rrugica”, sërish nuk ka rroga

Punëtorët e Ndërmarrjes Publike Rrugë dhe rrugica kanë paralajmëruar nisjen e një greve, për shkak të siç thonë ata, problemeve serioze me pagesën e të ardhurave të punëtorëve. E si arsye për këtë situatë ata përmendin borxhet e tepërta të ndërmarrjes ndaj furnizuesve dhe bllokim të llogarisë, transmeton Portalb.mk. “Për shkak të keqmenaxhimit të dyshes […]

Nëntor 19, 2024 - 12:00
 0  6
Grevë para Kuvendit të Qytetit të Shkupit paralajmëruan punëtorët e NP “Rrugë dhe rrugica”, sërish nuk ka rroga
Danella Arsovska, foto Qyteti i Shkupit

Punëtorët e Ndërmarrjes Publike Rrugë dhe rrugica kanë paralajmëruar nisjen e një greve, për shkak të siç thonë ata, problemeve serioze me pagesën e të ardhurave të punëtorëve. E si arsye për këtë situatë ata përmendin borxhet e tepërta të ndërmarrjes ndaj furnizuesve dhe bllokim të llogarisë, transmeton Portalb.mk.

“Për shkak të keqmenaxhimit të dyshes Arsovska – Gligorov përmes drejtorit të shkarkuar Vanço Umlenski, kompania sërish, si muajin e kaluar, ka probleme serioze me pagesën e të ardhurave personale të punëtorëve.
Arsyet e kësaj situate janë si më poshtë:

1. Borxhi i tepërt i ndërmarrjes ndaj furnizuesve të materialeve në vlerë prej 240 milionë denarë;
2. Mos shlyerja e borxhit nga drejtori, gjegjësisht kryetarja e komunës, përkatësisht pagesa selektive e kompanive të afërt me sekretarin dhe kryetaren;
3. Bllokimi i llogarisë në vlerë prej 10 milionë denarë dhe aktvendimet përmbaruese në vlerë prej 40 milionë denarë që hyjnë në fuqi në periudhën e ardhshme;
4. Në ndërmarrje nuk ekzistojnë mjetet bazë të punës. Arsyeja për këtë është mosshlyerja e detyrimeve ndaj furnitorëve, si rrjedhim edhe dërgimi i materialeve;
5. Makinat e ndërtimit dhe mjetet që, për shkaqet e mësipërme, janë me defekt dhe nuk janë servisuar prej muajsh”, thuhet në reagimin e punëtorëve të Ndërmarrjes

Ata shtojnë se janë të detyruar të ushtrojnë të drejtën e tyre për të ardhura personale përmes grevës, ndërsa para Kuvendit të Qytetit të Shkupit do të jetë kur të punësuarit të vijnë me të gjitha makineritë.

“Për fillimin e grevës do të njoftoheni në mënyrë shtesë”, shtojnë punonjësit e NP Rrugë dhe rrugica – Shkup.

Ndryshe, kryetarja Danella Arsovska akuzon vazhdimisht se për kaosin komunal është fajtor Këshilli i Qytetit nën kontrollin e Mickoskit, sepse qëllimisht nuk e votojnë programin e saj.

Arsovska prej ardhjes së saj në këtë pozitë ka emëruar dhe zëvendësuar më shumë se 37 drejtorë të ndërmarrjeve nën juridiksionin e Qytetit të Shkupit.

Në qershor, Arsovska në NP “Rrugë dhe rrugica” emëroi Vanço Umlenski,.