Grubi profesor i gazetarisë, Osmani në Klinikë, Gërkovska në MPB, Mariçiq dhe Shaqiri kërkojnë apanazh
Ish-zëvendëskryeministri i parë dhe bashkëpunëtori më i afërt i Ali Ahmetit, Artan Grubi, po rikthehet në fakultetin e gazetarisë dhe nuk do të kërkojë apanazh. Grubi tha për TV 24 se i është kthyer punës së vjetër, transmeton Portalb.mk. “U ktheva në Universitetin ku jam i punësuar. Ligjëroj në Universitetin e Tetovës, në Fakultetin e […]
Ish-zëvendëskryeministri i parë dhe bashkëpunëtori më i afërt i Ali Ahmetit, Artan Grubi, po rikthehet në fakultetin e gazetarisë dhe nuk do të kërkojë apanazh. Grubi tha për TV 24 se i është kthyer punës së vjetër, transmeton Portalb.mk.
“U ktheva në Universitetin ku jam i punësuar. Ligjëroj në Universitetin e Tetovës, në Fakultetin e Gazetarisë”, tha Grubi.
Në klinikën e kirurgjisë digjestive po rikthehet edhe Bujar Osmani, ndërsa bashkëpartiakët Fatmir Besimi dhe Kreshnik Bekteshi ende nuk kanë vendosur nëse do të kërkojnë apanazh. As ish-ministri i Drejtësisë Krenar Lloga nuk ka vendosur ende, ndërsa bashkëpartiaku i tij Azir Aliu thotë se do të punojë me evropianët në sektorin privat të IT-së.
Nga të preferuarit e Ali Ahmetit në Qeverinë e kaluar, tani për tani vetëm ish-ministri i Arsimit Jeton Shaqiri ka kërkuar apanazh, pasi siç thotë ai ka ardhur si ministër i Arsimit nga pozita e drejtorit të “Ujësjellësit” – Strugë. Dhe meqë funksioni i drejtorit nuk mund të vihet në pauzë, Shaqiri thotë se nuk e ka një punë të vjetër dhe për këtë ka kërkuar apanazh.
Nga tabori i Dimitra Kovaçevskit, vetëm ish-zëvendëskryeministri për Integrime Evropiane, Bojan Mariçiq, kërkoi apanazh. Ai thotë për TV 24 se kërkesa është për faktin se ka mbetur pa punë dhe para se të hyjë në Qeveri ka dhënë dorëheqje nga puna. Ai ishte i katërti në listën e udhëhequr nga ish-kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, i cili përjetoi debakël si të gjithë kandidatët në zgjedhje, kështu që nga njësia e parë hynë vetëm 3 kandidatë.
“Duke pasur parasysh se para shtatë vitesh jam larguar nga organizata në të cilën kam qenë i punësuar, nuk kam një punë që është në pritje. Për këtë arsye kam shfrytëzuar mundësinë ligjore për të kërkuar apanazh në përputhje me të drejtat e përcaktuara me ligj të ish-zyrtarëve”, tha Mariçiq.
TV 24 pyeti edhe disa nga ish-ministrat e Kovaçevskit. Por duke pasur parasysh faktin se pothuajse i gjithë ekipi i tij u bënë deputetë me të dhe ishin bartës të listave, nuk u takon asgjë. Krahas Mariçiqit, as ish-kryeministrja për qeverisje të mirë Sllavica Gërkovska nuk ka fituar vend në Kuvend, por ajo thotë për TV 24 se tashmë i është kthyer punës së vjetër në MPB, si dhe ish- Ministrja e Mjedisit Kaja Shukova.
Në zgjedhjet parlamentare të 8 majit, VMRO-DPMNE-ja fitoi me 58 deputetë, koalicioni VLEN 14 deputetë dhe ZNAM me 6 deputetë, duke formuar qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut. Fronti Evropian në krye me BDI-në që mbajti pushtetin dy dekada kaloi në opozitë.