Grupet e punës nga VMRO-DPMNE dhe VLEN për formimin e koalicionit qeveritar pritet të fillojnë punën nesër
Grupet e punës nga VMRO-DPMNE dhe VLEN për formimin e koalicionit qeveritare prej nesër duhet të fillojnë punën e tyre, konfirmojnë jozyrtarisht nga të dy anët. Sipas njoftimeve të para, do të bëhet fjalë për trupa që do të ndryshojnë përbërjen në varësi nga tema e bisedimeve, transmeton Sitel, përcjell Portalb.mk. Ata do të përbëhen […]
Grupet e punës nga VMRO-DPMNE dhe VLEN për formimin e koalicionit qeveritare prej nesër duhet të fillojnë punën e tyre, konfirmojnë jozyrtarisht nga të dy anët. Sipas njoftimeve të para, do të bëhet fjalë për trupa që do të ndryshojnë përbërjen në varësi nga tema e bisedimeve, transmeton Sitel, përcjell Portalb.mk.
Ata do të përbëhen nga nënkryetarët dhe sekretarët gjeneral të partive.
Fillimisht do të bisedohet për programet e përbashkëta të themeluara nga tri postulatet: eurointegrimet, zhvillimi I nxituar ekonomik dhe lufta kundër kriminalitetit dhe korrupsionit, që u konfirmuan në takimin e parë të Mickoskit me Mexhitin, Taravarin, Gashin dhe Kasamin.
Pa zbuluar kushtet dhe resoret që do të vendosen në tabolinë, Izet Mexhit inga Lëvizje Demokratike deklaroi se nga Mickoski pret që të mos jetë fleksibil te politikanët e VLEN-it, port ë realizon programin në interes të qytetarëve shqiptarë.
“Një cështje, mos të jetë fleksibil ndaj udhëheqësisë së VLEN-it, siç ishte LSDM ndaj BDI-së. Kishte perceptim se BDI-ja udhëheqë me shtetin. Shqiptarët tashmë nuk kanë nevojë për simbolika. Shqiptarët duan qeveria të realizojë programin, të jetë në funksion të qytetarëve. Ditëve në vazhdim do të fillojmë bisedimet për principet e qeverisë së ardhshme, ndërsa në plan të dytë janë resoret, ministritë dhe drejtorët”, deklaroi Mexhiti, duke theksuar që është koha për ndryshimet kushtetuese, jo vetëm për çështjet eurointegruese, por edhe për zëvendësimin e “20 përqindëshit” me gjuhën shqipe.
Ndryshe, VMRO-DPMNE dhe koalicioni VLEN më 11 maj kanë realizuar takim, ku është rënë dakord për parimet e përgjithshme të bashkëpunimit për qeverinë e ardhshme.
Zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare në RMV u mbajtën me 8 maj 2024. Sipas rezultateve, VMRO-DPMNE fitoi 58 deputetë, Fronti Evropian 19, LSDM 18, VLEN 13, E Majta 6 dhe Znam 6. Përbërja e re e Kuvendit duhet të konstituohet më së voni 20 ditë pas zgjedhjeve.
- LEXO: VMRO dhe VLEN ranë dakord për bashkëpunim për qeverinë e ardhshme
- LEXO: Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare 2024 në RMV dhe numri i deputetëve (Infografik)
- LEXO: Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve presidenciale 2024 në RMV (Infografik)
- LEXO: Maqedonia e Veriut mbajti zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale, këtu i gjeni të gjitha lajmet për procesin