Hajdari nga PDK-ja: Pafytyrësi e Qeverisë, thonë se Asociacioni është Republikë Srpska por do ta themelojnë
Anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Petrit Hajdari, ka kritikuar ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvallën, duke e quajtur “çakallë të Kurtit”, e cila ka thënë se Asociacioni është Republika Sërbska, ndonëse shkruan ai, Qeveria është e gatshme ta bëjë me kushtin që pakon e pranon Serbia. “Nga fshehja në zbulim: pafytyrësitë […]
Anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Petrit Hajdari, ka kritikuar ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvallën, duke e quajtur “çakallë të Kurtit”, e cila ka thënë se Asociacioni është Republika Sërbska, ndonëse shkruan ai, Qeveria është e gatshme ta bëjë me kushtin që pakon e pranon Serbia.
“Nga fshehja në zbulim: pafytyrësitë e qeverisë. Çakalla e Kurtit, Donika Gërvalla tha se asociacioni është republikë srpska, por qeveria qenka në gjendje dhe e gatshme ta bëjë me kushtin që pakon e pranon Serbia”, shkroi Hajdari në Facebook.
Hajdari tutje tha se “Është për dhimbje që pasardhësja e Jusuf Gërvallës është bërë magnetofoni i Zajednicës. Ajo po i shërben Kurtit edhe aty ku ai s’ia kërkon”.
“E dhimbshme, por jo e çuditshme. Nga Donika pres edhe më keq, ndonëse më keq duket që s’ka ku të shkojë. Dikur e fshihnin, tani e thonë haptas: është republikë srpska, por do t’ia bëjmë këtë të zezë Kosovës. S’po e kuptoj kush ju ka thënë që Kosova jua ka borxh t’ju durojë kështu. Nuk është as e turpshme, sepse turp domethënë subjekt të aftë të ndihet keq kur bën keq. Është veçse e pafytyrë”, përfundoi Hajdari.
Postimi i plotë: