Hajdari: Përmes skemës së certifikimit të produkteve përfituan 6 ndërmarrje

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Rozeta Hajdari ka mbajtur konferencë për media me rastin e ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjeve për skemën e granteve për certifikimin e produkteve dhe skemën e granteve të Iniciativës për Fuqizim Digjital. Hajdari potencoi se përmes skemës së certifikimit të produkteve kanë përfituar 6 ndërmarrje, me të cilat […]

gusht 20, 2024 - 14:00
 0  7
Hajdari: Përmes skemës së certifikimit të produkteve përfituan 6 ndërmarrje
hajdari:-permes-skemes-se-certifikimit-te-produkteve-perfituan-6-ndermarrje

hajdari:-permes-skemes-se-certifikimit-te-produkteve-perfituan-6-ndermarrje

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Rozeta Hajdari ka mbajtur konferencë për media me rastin e ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjeve për skemën e granteve për certifikimin e produkteve dhe skemën e granteve të Iniciativës për Fuqizim Digjital.

Hajdari potencoi se përmes skemës së certifikimit të produkteve kanë përfituar 6 ndërmarrje, me të cilat sot edhe nënshkruan marrëveshje. Ajo shtoi se në fazën e dytë planifikojnë që të përkrahin edhe 20 ndërmarrje të tjera.

Ministrja Rozeta Hajdari tha se në kuadër të projektit Iniciativa Fuqizim Digjital, kjo ministri përmes agjencisë KIESA dhe bashkëpunimit me agjencinë austriake për zhvillim dhe bashkëpunim kanë përfituar 33 ndërmarrje për shërbime digjitale. Derisa potencoi se së shpejti planifikojnë të përkrahin edhe 70 ndërmarrje të tjera.

Ndër të tjera, Hajdari tha se politika industriale 2030 ka për qëllim transformimin strukturor të industrisë vendore në një industri më të integruar globalisht, që sipas saj është në gjendje të prodhojë produkte me vlerë të lartë të shtuar dhe të ofrojë punësim të denjë për të rinjtë në vendin tonë.

Ndërkaq, zëvendësamabsadorja e Austrisë në Kosovë, Clarissa Castek u shpreh se kjo ceremoni e nënshkrimit simbolizon një avancim në përkushtimin e përbashkët për të nxitur rritjen ekonomike gjithëpërfshirëse dhe transformimin dixhital të sektorit privat të Kosovës.

Ajo tha se për shumë vite, Republika e Austrisë përmes Agjencisë Austriake për Zhvillim ka qëndruar si partnere e sektorit privat të Kosovës, duke u përkushtuar ndaj fuqizimit të bizneseve, nxitjes së inovacionit dhe krijimit të rrugëve për rritje të qëndrueshme.

Castek u shpreh se janë të bindur seekonomia digjitale e Kosovës do të vazhdojë të rritet, të evoluojë dhe të pasurojë përvojat e individëve dhe shoqërisë kolektive.