Haki Shatri: Qeveria përgjegjëse për ikjen e rinisë, regjistrimi i popullsisë do ta dëshmojë këtë
Haki Shatri, ish-ministër i Ekonomisë, fajin për ikjen e rinisë e ka hedhur tek Qeveria “Kurti”. Shatri thotë për Front Online se pushteti e ka përgjegjësinë për largimin e qytetarëve nga Kosova. “Regjistrimi i popullsisë do ta tregojë sa persona janë larguar nga vendi e tash ku po i çon Kurti te daja a te hallat nuk […]
Haki Shatri, ish-ministër i Ekonomisë, fajin për ikjen e rinisë e ka hedhur tek Qeveria “Kurti”.
Shatri thotë për Front Online se pushteti e ka përgjegjësinë për largimin e qytetarëve nga Kosova.
“Regjistrimi i popullsisë do ta tregojë sa persona janë larguar nga vendi e tash ku po i çon Kurti te daja a te hallat nuk e dimë. Qeveria ka përgjegjësi për ikje, nuk është marr me zhvillim ekonomik”, shprehet ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave.
Sipas Shatrit, rinia ka humbur shpresat për të jetuar në Kosovë.
“Ekonomia është zhvilluar si mos me pas Qeveri se sektori privat e gjen rrugën. Njerëzit e kanë humbur shpresën për një të ardhme në Kosovë”.