Hamza optimist: Do të jem kryeministër i ardhshëm i Kosovës

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se në partinë e tij po punojnë shumë që ky i fundit që tani është kryetar i Mitrovicës së Jugut, të jetë kryeministër i ardhshëm. “Unë besoj që kryeministri i ardhshëm do të jetë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, […]

qershor 22, 2024 - 12:00
 0  7
Hamza optimist: Do të jem kryeministër i ardhshëm i Kosovës
hamza-optimist:-do-te-jem-kryeminister-i-ardhshem-i-kosoves

hamza-optimist:-do-te-jem-kryeminister-i-ardhshem-i-kosoves

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se në partinë e tij po punojnë shumë që ky i fundit që tani është kryetar i Mitrovicës së Jugut, të jetë kryeministër i ardhshëm.

“Unë besoj që kryeministri i ardhshëm do të jetë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, e siç dihet unë jam i propozuar zyrtarisht për kryeministër të Republikës së Kosovës. Ne do të punojmë që kryeministrin ta ketë Partia Demokratike”, tha Hamza në një intervistë për Ekonomia Online.

Teksa ka folur për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, ai ka theksuar se partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, nuk e kanë pasur seriozisht shkuarjen në zgjedhje.
Megjithatë, ai ka potencuar se është i gatshëm për të bashkëpunuar me të gjitha partitë në vend, përfshirë edhe LVV-në.

“I kemi dallimet tona politike, konceptualisht në aspektin programor jem më të afërt më disa parti në opozitë, ndërsa për shkuarjen në zgjedhje del se e vetmja Partia Demokratike e Kosovës e ka pasur seriozisht dhe ka qenë e gatshme”, shtoi.

“Ne kemi deklaruar që cilado prej mundësive juridike që vjen në shprehje, ne jemi të gatshëm që ta japim kontributin tonë, edhe përmes dorëheqjes së kryeministrit, gjë të cilën nuk është duke e bërë”.