Kurti u takua me Kryeministrin e Vanuatu, u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në tregti, shkëmbime kulturore e edukim

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua dje në New York me Kryeministrin e Vanuatu, Charlot Salwai. Palët u takuan në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit në tregti, shkëmbime kulturore dhe edukim, dhe për politikat e dy vendeve […]

shtator 27, 2024 - 15:00
 0  5
Kurti u takua me Kryeministrin e Vanuatu, u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në tregti, shkëmbime kulturore e edukim
kurti-u-takua-me-kryeministrin-e-vanuatu,-u-diskutua-per-mundesite-e-bashkepunimit-ne-tregti,-shkembime-kulturore-e-edukim

kurti-u-takua-me-kryeministrin-e-vanuatu,-u-diskutua-per-mundesite-e-bashkepunimit-ne-tregti,-shkembime-kulturore-e-edukim

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua dje në New York me Kryeministrin e Vanuatu, Charlot Salwai.

Palët u takuan në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit në tregti, shkëmbime kulturore dhe edukim, dhe për politikat e dy vendeve në përballje me ndryshimet klimatike.

Kryeministri trajtoi dhe avancimin e shtetit tonë në tri vitet e fundit, politikat e ndërmarra në sektorë kyçë dhe perspektivën për të ardhmen. Ai nënvizoi sundimin e ligjit, sigurinë, luftimin e korrupsionit dhe iniciativat në fushën e diplomacisë, e për të cilat shprehu gatishmërinë e Kosovës që të ndajë përvojat respektive përmes trajnimeve dhe akademive në vendin tonë.

Duke shprehur vullnetin për zgjerimin e bashkëpunimit dhe për më shumë shkëmbime mes dy vendeve tona, kryeministri Kurti e falënderoi kryeministrin e Vanuatu Charlot Salwai për takimin dhe bisedën.