Haradinaj kujton babanë në 6-vjetorin e vdekjes: I përjetshëm kujtimi për ty
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka kujtuar babanë, Hilmi Haradinaj, në 6 vjetorin e vdekjes. Ish-komandanti i UÇK-së për rajonin e Dukagjinit ka publikuar në Facebook fotografi nga nderimet që ia bënë Hilmi Haradinajt te varri i tij në Gllogjan të Deçanit. “I përjetshëm kujtimi për ty Plak Hilmi!”, shkroi […]
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka kujtuar babanë, Hilmi Haradinaj, në 6 vjetorin e vdekjes.
Ish-komandanti i UÇK-së për rajonin e Dukagjinit ka publikuar në Facebook fotografi nga nderimet që ia bënë Hilmi Haradinajt te varri i tij në Gllogjan të Deçanit.
“I përjetshëm kujtimi për ty Plak Hilmi!”, shkroi ai.
Në fotografitë e publikuara, shihet edhe ish-komandanti i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku.