Haradinaj takohet me zyrtarin e lartë amerikan: Kosova mbetet e përkushtuar për t’u bërë pjesë e NATO’s me mbështetjen e SHBA-ve
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, është takuar me Zyrtarin e Lartë të Byrosë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Brendan Hanrahan, dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit në detyrë, Mark Fleming. Në këtë takim, Haradinaj ka theksuar siç thotë ai rëndësinë strategjike të forcimit të marrëdhënieve bilaterale të Kosovës me SHBA-në.


Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, është takuar me Zyrtarin e Lartë të Byrosë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Brendan Hanrahan, dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit në detyrë, Mark Fleming.
Në këtë takim, Haradinaj ka theksuar siç thotë ai rëndësinë strategjike të forcimit të marrëdhënieve bilaterale të Kosovës me SHBA-në.
Ai ka shkruar në Facebook se Kosova mbetet e përkushtuar në anëtarësim të plotë në NATO dhe mbëshetja e SHBA-ve në këtë rrugë është shumë e rëndësishme.
“Në Ambasadën Amerikane pata kënaqësinë të takohem me Zyrtarin e Lartë të Byrosë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Brendan Hanrahan, dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit në detyrë, Mark Fleming. Në takim theksova rëndësinë strategjike të forcimit të marrëdhënieve bilaterale të Republikës së Kosovës me SHBA-në, si dhe nevojën për të thelluar partneritetin në fushën e sigurisë”.
“Kosova mbetet e përkushtuar për anëtarësim të plotë në NATO, dhe mbështetja e SHBA-së është tepër e rëndësishme për këtë rrugë. Aleanca jonë më Amerikën është e përjetshme dhe e pathyeshme, ndërsa përkushtimi ynë si vend është i palëkundur për ta forcuar këtë aleancë çdo ditë”, ka shkruar Haradinaj
