Hasani: Incidenti me Osmanin në Shkup poshtërim klasik ndaj Kosovës
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovë, Enver Hasani, për incidentin në Aeroportin e Shkupit ndaj presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, tha se ka qenë një poshtërim klasik që i bëhet një shtetit sovran nga një shtet tjetër. “Mesazhi i parë që i është bërë atje ka qenë që regjimi i ri në Maqedoni t’i jepet […]
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovë, Enver Hasani, për incidentin në Aeroportin e Shkupit ndaj presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, tha se ka qenë një poshtërim klasik që i bëhet një shtetit sovran nga një shtet tjetër.
“Mesazhi i parë që i është bërë atje ka qenë që regjimi i ri në Maqedoni t’i jepet lajmi Serbisë se ka ndryshim”, tha Hasani për RTK.
Ai tutje sqaroi se kjo është e para shkelje e ligjit, për shkak se për imunitetin personal i shefit shtetit i Vjosa Osmanit, është absolut.
Hasani më tej vuri në pah të drejtën zakonore në raste kur shefat e shteteve kalojnë transit për të shkuar në një shtet tjetër dhe për çështje kortezie, shefi atij shteti do të duhej t’ia dërgonte, së paku, një zëvendësministër dhe kështu zbatohet qind për qind e drejta ndërkombëtare zakonore, duke shtuar se “çështja e kontrollit të bagazhit personal të shefit të shtetit, të Kryeministrit dhe të ministrit të Jashtëm, përjashtohet edhe kur është udhëtim privat, lëre më që ka qenë udhëtim zyrtar.”
Raportin që doli nga siguria e aeroportit, ku thuhej se kanë zbatuar kontrollin ndaj një qytetareje të zakonshme, si dhe deklarata e VMRO-DPMNE-së se ngjarje të tilla ka ndodhur edhe më përpara, Hasani konsideron skandal, që sipas tij, kjo tregon se Maqedonia e Veriut është shtet joserioz. Sipas tij kjo sjellje ndaj presidentes Osmani ishte provokim që ka vënë në lojë dinjitetin e shtetit tonë.
Hasani: Shtrirja e sovranitetit vetëm përmes procesit politik |VIDEO
(E plotësuar) Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovë, Enver Hasani, tha se shtirja e sovranitetit mund të bëhet vetëm përmes procesit politik, i cili duhet të hapet.
Hasani, në ‘RTKPrime’ ka folur për situatën e sigurisë në vend, veçmas për urën mbi lumin Ibër. Ai tha se për çështjen e urës duhet shtruar në disa dimensione, në dimensionin e përgjithshëm, atë simbolik, si dhe dimensioni zyrtar.
Sipas tij, të konkludosh se përmes urës arrihet shtrirja e sovranitetit është absurd. Ai tha se shtrirja e sovranitetit nënkupton kur shtrin taksat, gjyqet, disiplinën publike, luftën kundër krimit, etj.
Për atë që pushteti aktual numëron si një nga sukseset e realizuara, Hasani tha se varet se si të shikon Perëndimi, ku sipas standardeve të tyre Kosova sot nuk ka struktura të pushtetit civil, d.m.th. nuk ka polici të rregullt, gjyqësi të rregullt, prokurori të rregullt. Atje, shtoi ai, Prokuroria funksionon me komandim, “pra nuk janë indigjene, siç janë në Deçan, në Graçanicë dhe pjesë të tjera të vendit”, tha Hasani, derisa vuri në pah standardet mbi të cilat NATO ka goditur regjimin e Millosheviqit.
Enver Hasani, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovë, në ‘RTKPrime’ tutje theksoi se në veri të vendit ka mungesë të sovranitetit, për shkak se nuk ka prokuror të rregullt, gjykatës e polici të rregullt.
“Praktikisht në Kosovë ka mungesë totale të sovranitetit në pjesën veriore, për shkak se rendi dhe ligji mbahen me dhunë”, tha Hasani, duke shtuar se nuk mund që në emër të luftimit të krimit të organizuar të ushtrosh dhunë sistematike ndaj krejt popullsisë.
“Derisa nuk ka prokuror të rregullt, gjykatë të rregullt, polici të rregullt, ajo konsiderohet mungesë sovraniteti dhe dhunë sistematike bruto e shtetit të pavarur e sovran të Kosovë dhe kush mendon se mund të shtrihet sovraniteti i vendit me mjetet e dhunës fizike të aparatit shtetëror është naiv më i madh. Ajo mund të bëhet vetëm përmes procesit politik”, tha Hasani për RTK.
Hasani më tej tha se qeveria aktuale ka pranuar dy dokumente që nuk kanë asnjë lidhje me marrëveshjet paraprake, përveç procedurës, që, sipas tij, përmbajnë autonomi territoriale dhe status ekstraterritorial të Kishës Ortodokse Serbe dhe ato marrëveshje ky shtet do t’i realizojë.
“Interpretimin e çështjeve nga dialogu kjo qeveri e ka pranuar vet në Ohër, që i bën BE-ja, jo ne. Çdo interpretim i dispozitave të marrëveshjeve, përfshirë edhe çështjen e urës, dhe çdo gjë tjetër që lidhet me dialog, e interpreton BE-ja”, sqaroi Hasani.
Hasani: Ndarja e Kosovës, ide fiktive
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovë, Enver Hasani, foli edhe për idenë dhe arsyen e ndarjes së qytetit të Mitrovicës.
Sipas tij, ndarja e qytetit, pas luftës, është bërë për arsye sigurie për serbët, malazezët, që janë identifikuar me Millosheviqin, dhe mohoi zërat se ndarja e qytetit është bërë për arsye të bashkimit të pjesës veriore me Serbinë.
“Serbia nuk e do ndarjen e Kosovë. Ajo është e interesuar komplet vendin ta rikthejë në kuadër të territorit të vet”, tha Hasani.
Ai më tej shtoi se sot Serbia e Rusia do ta kishin ëndërr të shihnin skena të tilla ku shqiptarët të gjuanin gurë mbi trupat e KFOR-it mbi urë.
Hasani tha se nëse Kosova prish aleancën me ndërkombëtarët dhe me Shqipërinë, atëherë nuk asaj nuk i mbetet tjetër rrugë, veçse të kthehet në Serbi.
Ndërsa lidhur me vërejtjet e ndërkombëtarëve për çështjen e hapjes së urës, Hasani tha se ata shikojnë këtë problem në mënyrë më të gjerë.
“Problemi qëndron këtu që në një rast dhune, çfarëdo qoftë ajo, mund të prishen raportet e aleatëve me popullsinë lokale”, derisa shtoi se sot për sot, ata janë neutral.
Deklaratën e ish-kryetarit të Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, se ka qenë plani i ndarjes së veriut të vendit, profesor Hasani tha se ai plan i ndarjes së Kosovës ka qenë fiktiv, me qëllim , sipas tij, për ta komprometuar rolin e ish-presidentit Hashim Thaçi.
“Ndryshimet e kufijve në Ballkan nuk janë çështje ‘djathi’ që mund t’i presh siç do ti, se ato kanë pasoja sistemike. Perëndimi e ka më lehtë ta mbrojë precedentin e Kosovës, siç po e bën, sepse nuk mund të përsëritet më kurrë ajo që ka bërë Millosheviqi në Kosovë.
Ai tha se si ndarja e Kosovë, ashtu dhe bashkimi me Shqipërinë janë ide mediokre. Sipas tij kjo nuk mund të bëhet, sepse Shqipëria është vend i NATO-s, duke përmendur nenin 5 të asaj organizate për ndërhyrje në një vend të kësaj organizate sigurie.