Hasani: Shqipëria i ka përmbushur detyrat e saj, BE të kalojë nga premtimet tek veprat

Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të BE ka zhvilluar ditën e sotme një takim me fokus tek Shteti i së Drejtës në Procesin e Berlinit. I pranishëm në këtë takim ishte edhe ministri i Punëve të Jashtme Igli Hasani. Ai tregoi më shumë detaje nga fjala e tij gjatë këtij takimi. Sipas ministrit Hasani, procesi […]

maj 1, 2024 - 00:00
 0  10
Hasani: Shqipëria i ka përmbushur detyrat e saj, BE të kalojë nga premtimet tek veprat

Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të BE ka zhvilluar ditën e sotme një takim me fokus tek Shteti i së Drejtës në Procesin e Berlinit.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe ministri i Punëve të Jashtme Igli Hasani.

Ai tregoi më shumë detaje nga fjala e tij gjatë këtij takimi.

Sipas ministrit Hasani, procesi i anëtarësimit duhet të bëhet i prekshëm dhe për qytetarët e këtyre vendeve kandidate, përfshirë këtu dhe integrim më të përshpejtuar me mekanizmat dhe programet e BE për sundimin e ligjit.

“Në fjalën time referova arritjet e Shqipërisë në reformën gjithëpërfshirëse të sundimit të ligjit, me krijimin e institucioneve të pavarura të gjyqësorit, ngritjes së strukturave të posaçme kundër krimit dhe korrupsionit, si dhe rezultatet e prekshme dhe të qëndrueshme të këtyre reformave. Ajo që duhet të arrijmë sa më shpejt është mbajtja e Konferencës së dytë Ndërqeveritare, që nis negociatat me grupkapitujt themelorë të sundimit të ligjit dhe institucioneve demokratike. Ritheksova se bashkëpunimi rajonal në reformat e sundimit të ligjit, është po aq thelbësor sa dhe përpjekjet tona në planin e brendshëm”, u shpreh Hasani.