Dyshohet si i përfshirë në dy raste të vjedhjes së rëndë, Prokuroria kërkon paraburgim për të

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit B.G, i cili dyshohet se është përfshirë në dy raste të vjedhjes së rëndë. Sipas njoftimit të Prokurorisë, i pandehuri dyshohet se më 19.05.2024, rreth orës 00:30 min., në Graçanicë, më konkretisht në një autolarje, në bashkëkryerje me një të mitur, […]

maj 21, 2024 - 12:00
 0  8
Dyshohet si i përfshirë në dy raste të vjedhjes së rëndë, Prokuroria kërkon paraburgim për të
dyshohet-si-i-perfshire-ne-dy-raste-te-vjedhjes-se-rende,-prokuroria-kerkon-paraburgim-per-te

dyshohet-si-i-perfshire-ne-dy-raste-te-vjedhjes-se-rende,-prokuroria-kerkon-paraburgim-per-te

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit B.G, i cili dyshohet se është përfshirë në dy raste të vjedhjes së rëndë.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, i pandehuri dyshohet se më 19.05.2024, rreth orës 00:30 min., në Graçanicë, më konkretisht në një autolarje, në bashkëkryerje me një të mitur, i cili gjendet në arrati, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, kanë hapur me forcë aparatet e autolarjes dhe nga aty kanë marrë para metalike në vlerë prej 500 eurosh, duke i shkaktuar të dëmtuarit dëm pasuror.

“Po ashtu, në ditën e njëjtë, i pandehuri i lartcekur në bashkëkryerje me të miturin, në fshatin Uglarë, për qëllime të njëjta, kanë hapur me forcë bankomatin që shërben për këmbimin e parave nga ato të letrës në ato të metalta, si dhe kanë hapur të gjitha arkat e tjera dhe nga aty kanë marrë para në vlerë prej 3600 euro, e më pastaj me taksi janë larguar nga vendi i ngjarjes. Me këto veprime kanë kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”, sipas KPRK-së”, thuhet në njoftim.