Tatimi ndaj profesionistëve të lirë, PD padi në Kushtetuese: Cënon profesionet dhe shërbimet

Të tjera fakte sipas Partisë Demokratike i janë dërguar sot Gjykatës Kushtetuese lidhur me padinë e bërë ndaj ligjit për tatimin e profesioneve të lira. Deputetja Jorida Tabaku thotë se ky ligj ka sjellë mbylljen e shumë bizneseve dhe njëkohësisht dëmtimin e një sërë shërbimesh zinxhir, financiare apo edhe juridike. “Të gjitha institucionet shtetërore me […]

maj 21, 2024 - 11:00
 0  10
Tatimi ndaj profesionistëve të lirë, PD padi në Kushtetuese: Cënon profesionet dhe shërbimet

Të tjera fakte sipas Partisë Demokratike i janë dërguar sot Gjykatës Kushtetuese lidhur me padinë e bërë ndaj ligjit për tatimin e profesioneve të lira.

Deputetja Jorida Tabaku thotë se ky ligj ka sjellë mbylljen e shumë bizneseve dhe njëkohësisht dëmtimin e një sërë shërbimesh zinxhir, financiare apo edhe juridike.

“Të gjitha institucionet shtetërore me të cilat ne kemi pasur komunikimin kanë vërtetuar se ky ligj është duke prekur profesionet e lira. Nga prilli i kaluar deri në prill të këtij viti janë thuajse 11 mijë biznese që janë pezulluar. Në tre muajt e parë të këtij viti janë thuajse 3000 biznese që janë pezulluar…Kjo do të thotë se ky ligj ka krijuar problematikë në zbatimin e tij duke rezultuar me mbylljen e bizneseve” deklaroi ndër të tjera Tabaku.