Haxhiu: Kemi ende punë për të bërë për fuqizimin e grave

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se në panelin e sotëm me temë “Politikat Qeveritare për Gratë dhe Vajzat”, diskutuan për arritjet dhe planet e Qeverisë së Kosovës në adresimin e politikave feministe me qëllim të mirëqenies, barazisë, pavarësisë e sigurisë së vajzave dhe grave në vend. Në një postim në Facebook, ajo u […]

tetor 6, 2024 - 21:00
 0  5
Haxhiu: Kemi ende punë për të bërë për fuqizimin e grave
haxhiu:-kemi-ende-pune-per-te-bere-per-fuqizimin-e-grave

haxhiu:-kemi-ende-pune-per-te-bere-per-fuqizimin-e-grave

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se në panelin e sotëm me temë “Politikat Qeveritare për Gratë dhe Vajzat”, diskutuan për arritjet dhe planet e Qeverisë së Kosovës në adresimin e politikave feministe me qëllim të mirëqenies, barazisë, pavarësisë e sigurisë së vajzave dhe grave në vend.

Në një postim në Facebook, ajo u shpreh se kanë folur për masat konkrete që i kanë ndërmarrë në drejtim të fuqizimit të grave në shoqëri.

“Kemi ende punë për të bërë prandaj edhe sot shprehëm përkushtimin tonë për të vazhduar punën në adresimin e  politikave progresive që fuqizojnë vajzat dhe gratë në vendin tonë”, ka thënë Haxhiu.