EMV, BDI-ja akuzon VLEN-in për marrëveshje korruptive
Bashkimi Demokratik për Integrim akuzon koalicionin VLEN për keqpërdorime në furnizime dhe shërbime në Elektranat e Maqedonisë së Veriut. Thonë se nëpërmjet Agim Sadikut, udhëheqës në TEC “Oslomej” është realizuar The post EMV, BDI-ja akuzon VLEN-in për marrëveshje korruptive appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Bashkimi Demokratik për Integrim akuzon koalicionin VLEN për keqpërdorime në furnizime dhe shërbime në Elektranat e Maqedonisë së Veriut. Thonë se nëpërmjet Agim Sadikut, udhëheqës në TEC “Oslomej” është realizuar tender për shërbime bravandreqëse salduese, e që kap shumën në vlerë prej mbi 380 mijë euro. Sipas BDI-së, tenderi është shpenzim i panevojshëm.
“Paramendoni rreth 30 euro për një orë punë për shërbimet të ndërrimit të bravave do të paguhet bazuar në këtë marrëveshje skandaloze. Kjo nënkupton se Elektranat e Maqedonisë së Veriut apo EMV-ja do të duhet t’i paguajnë një firme të jashtme plot 1 mijë e 780 denarë për një orë punë në ndërrim të bravave.”, – theksoi Arta Bilalli Zendeli nga BDI.
BDI-ja, e cila cilëson marrëveshjen korruptive, apelon organet dhe institucionet e vendit që të nisin procedurë për aktorët e marrëveshjes. Paraprakisht BDI-ja kishte drejtuar gishtin edhe kah drejtori i MEPSO-s, Burim Latifi, për skandalin me furnizimin prej 9 mijë denarësh për një lule të vetme. Sipas Latifit, furnizimi i cili në total kap vlerën prej 15 mijë eurove është bërë nga menaxhmenti i kaluar, Bilen Saliji, nga BDI-ja, si dhe Zudi Koka nga ASh-ja, krahu i Selës.
The post EMV, BDI-ja akuzon VLEN-in për marrëveshje korruptive appeared first on Flaka, në çdo lajm... .