Haxhiu: Ministri Vitia po mashtron me Projektligjin për Sigurimet Shëndetësore

Anëtari i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, thotë se Qeveria “Kurti” po vazhdon me mashtrime e premtime koti. Haxhiu për “Front Online” ka deklaruar se premtimet e ministrit Vitia janë “prognoza propaganistike”.   “Kjo Qeveri është në përfundim të mandatit pa bërë asgjë për këtë sektor. Vazhdojnë të mashtrojnë ende me fjalë […]

qershor 20, 2024 - 09:01
 0  7
Haxhiu: Ministri Vitia po mashtron me Projektligjin për Sigurimet Shëndetësore
haxhiu:-ministri-vitia-po-mashtron-me-projektligjin-per-sigurimet-shendetesore

haxhiu:-ministri-vitia-po-mashtron-me-projektligjin-per-sigurimet-shendetesore

Anëtari i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, thotë se Qeveria “Kurti” po vazhdon me mashtrime e premtime koti.

Haxhiu për “Front Online” ka deklaruar se premtimet e ministrit Vitia janë “prognoza propaganistike”.

 

“Kjo Qeveri është në përfundim të mandatit pa bërë asgjë për këtë sektor. Vazhdojnë të mashtrojnë ende me fjalë e premtime të kota. Nuk merrem me prognoza propaganistike, por me fakte. Faktet tregojnë se nuk ka asgjë nga Qeveria për këtë temë”, thotë Haxhiu.

Sektori i Shëndetësisë është dështimi më i madh i qeverisë aktuale, thotë deputeti Haxhiu.

“Ky Projektligj ka qenë në agjendë legjislative që katër vite radhazi, por Qeveria ka dështuar ta miratoj dhe ta sjellë në Kuvend. Shëndetësia është dështimi më i madh i kësaj qeverie”, shprehet Haxhiu.

Pse projektligji për sigurime kur Ligji ekziston që një dekadë? Ish-ministri i Shëndetësisë godet Arben Vitinë