Haxhiu mohon raportimet s’e lëshoi seancën pasi iu ndalë mikrofoni në Kuvend

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka mohuar pretendimet e mediave se ka lëshuar seancën e Kuvendit për shkak të “përplasjes” me nënkryetaren e Kuvendit, Saranda Bogujevci. Haxhiu ka thënë se arsyeja që e ka lëshuar seancën e Kuvendit ka qenë pjesëmarrja në panelin e diskutimit të Medica Gjakovës për reflektimet kritike mbi hulumtimin mbi përdhunimet […]

shtator 12, 2024 - 14:00
 0  5
Haxhiu mohon raportimet s’e lëshoi seancën pasi iu ndalë mikrofoni në Kuvend
haxhiu-mohon-raportimet-s’e-leshoi-seancen-pasi-iu-ndale-mikrofoni-ne-kuvend

haxhiu-mohon-raportimet-s’e-leshoi-seancen-pasi-iu-ndale-mikrofoni-ne-kuvend

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka mohuar pretendimet e mediave se ka lëshuar seancën e Kuvendit për shkak të “përplasjes” me nënkryetaren e Kuvendit, Saranda Bogujevci.

Haxhiu ka thënë se arsyeja që e ka lëshuar seancën e Kuvendit ka qenë pjesëmarrja në panelin e diskutimit të Medica Gjakovës për reflektimet kritike mbi hulumtimin mbi përdhunimet e luftës në Kosovë.

“Disa portale thanë se e lëshova sallën kinse për disa zhvillime për Kuvend, por jo nuk është e vërtetë. E kisha me ngut të vija këtu, sepse këndvështrimi institucional është shumë i rëndësishëm”, ka thënë Haxhiu.