Haxhiu: Në dhomat e Gjinekologjisë s’do të vendosen më shumë se dy lehona

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se investimet që janë bërë në Klinikën e Gjinekologjisë, përurimi i të cilave është bërë sot, janë për t’u duartrokitur. “Deri më sot Klinika e Gjinekologjisë ka qenë ambient i cili kërkonte transformim të domosdoshëm si për nga nevojat e fëmijëve që vijnë në jetë, po ashtu edhe […]

qershor 18, 2024 - 15:01
 0  7
Haxhiu: Në dhomat e Gjinekologjisë s’do të vendosen më shumë se dy lehona
haxhiu:-ne-dhomat-e-gjinekologjise-s’do-te-vendosen-me-shume-se-dy-lehona

haxhiu:-ne-dhomat-e-gjinekologjise-s’do-te-vendosen-me-shume-se-dy-lehona

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se investimet që janë bërë në Klinikën e Gjinekologjisë, përurimi i të cilave është bërë sot, janë për t’u duartrokitur.

“Deri më sot Klinika e Gjinekologjisë ka qenë ambient i cili kërkonte transformim të domosdoshëm si për nga nevojat e fëmijëve që vijnë në jetë, po ashtu edhe për lehonat”, ka thënë ministrja Haxhiu.

Ajo ka treguar se tri herë si paciente e kësaj klinike ka parë nga afër kushtet e rënda, sfidat e nevojat e pacientëve dhe të stafit mjekësor.

“Ishte kënaqësi e veçantë sot ta shoh nga afër transformimin e kësaj klinike. Infrastrukturë moderne e hapësira të pastra. Në dhomat e Gjinekologjisë nuk do të vendosen më më shumë se dy lehona. Mjetet dhe kushtet e përmirësuara në punë do ta shtojnë edhe angazhimin e stafit shëndetësor”, ka thënë ministrja e Drejtësisë.