Haxhiu për deklaratën e Hovenierit: S’bëhet fjalë as për urinim e as për pështyrje të vlerave perëndimore

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka komentuar deklaratën e ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili i tha qeverisë së “nuk duhet të urinoni përpara klubit që doni të hyni”. Haxhiu tha se Hovenier e di që Qeveria e Kosovës i përqafon vlerat pro-perëndimore dhe se sipas saj, nuk bëhet fjalë as “për […]

shtator 27, 2024 - 21:00
 0  7
Haxhiu për deklaratën e Hovenierit: S’bëhet fjalë as për urinim e as për pështyrje të vlerave perëndimore
haxhiu-per-deklaraten-e-hovenierit:-s’behet-fjale-as-per-urinim-e-as-per-peshtyrje-te-vlerave-perendimore

haxhiu-per-deklaraten-e-hovenierit:-s’behet-fjale-as-per-urinim-e-as-per-peshtyrje-te-vlerave-perendimore

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka komentuar deklaratën e ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili i tha qeverisë së “nuk duhet të urinoni përpara klubit që doni të hyni”.

Haxhiu tha se Hovenier e di që Qeveria e Kosovës i përqafon vlerat pro-perëndimore dhe se sipas saj, nuk bëhet fjalë as “për një urinim dhe as për pështyrje të atyre vlerave”.

“Konsideroj se Kushtetuta e Kosovës nuk është kërkesë maksimale në kuptimin që ta respektosh Kushtetutën e Kosovës, nuk do të thotë që je anti-amerikan. Vetë partnerët tanë amerikanë kanë qenë të përfshirë në këtë proces”.

“Vlerat pro-perëndimore që i përqafon Qeveria e Kosovës, këtë e di edhe ambasadori amerikan. Prandaj, këtu nuk bëhet fjalë as për një urinim dhe as për një pështyrje të atyre vlerave. Ne kemi mësuar prej atyre vlerave dhe ne i mbajmë lartë ato”, tha Haxhiu në “DPT te Fidani” në Klan Kosova.

Më tej, Haxhiu tha se deklarata e Hovenierit ishte e habitshme, por sipas saj, duhet kuptuar se përderisa Kosova, si vend pro-perëndimor, përballë vetës ka një shtet pro-rus.

“Për mua ka qenë e habitshme një deklaratë e tillë, por është e rëndësishme që të kuptohet se përderisa ne jemi një vend pro-perëndimor, që i mbajmë lart vlerat e tilla, kemi një shtet përballë vetes që është pro-rus dhe nuk guxojmë që të tolerojmë që ambiciet që i ka Serbia për Kosovën t’i shtyjë përpara”, tha ajo.