Haziri befason me deklaratën: Fituese e zgjedhjeve të fundit ishte Vjosa Osmani, nuk ishte Albin Kurti

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, në emisionin “Adresa” në Kanal10, ka thënë se fituese e zgjedhjeve të fundit në vend ka qenë Vjosa Osmani dhe jo Albin Kurti. Haziri ka thënë se prijëse e listës së LVV-së në zgjedhjet e kaluara ka qenë Vjosa Osmani dhe ato 90 mijë vota i kanë

dhjetor 6, 2024 - 02:00
 0  5
Haziri befason me deklaratën: Fituese e zgjedhjeve të fundit ishte Vjosa Osmani, nuk ishte Albin Kurti
haziri-befason-me-deklaraten:-fituese-e-zgjedhjeve-te-fundit-ishte-vjosa-osmani,-nuk-ishte-albin-kurti

haziri-befason-me-deklaraten:-fituese-e-zgjedhjeve-te-fundit-ishte-vjosa-osmani,-nuk-ishte-albin-kurti

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, në emisionin “Adresa” në Kanal10, ka thënë se fituese e zgjedhjeve të fundit në vend ka qenë Vjosa Osmani dhe jo Albin Kurti.

Haziri ka thënë se prijëse e listës së LVV-së në zgjedhjet e kaluara ka qenë Vjosa Osmani dhe ato 90 mijë vota i kanë shkuar nga besimtarët e LDK-së.

“Ajo trojka që unë e kam gjetur në bashkëadministrim të institucioneve të Kosovës ju kanë subordinu z.Kurtit si fitues i zgjedhjeve të fundit që në fakt fituese e zgjedhjeve ka qenë Vjosa Osmani, se Albin Kurti nuk ka qenë pjese e listës, në krye të listës ka qenë Vjosa Osmani dhe qato 90 mijë vota të besimtarëve të LDK-së i kanë shku, askush nuk ka thënë kem me votu Albinin, kanë thënë ne duhet me votu Vjosën, Vjosa paska shku atje”, ka thënë Haziri. /Gazeta 10/