Heidi dhe Romeo shfaqen më të dashuruar e kurrë në një video nga koncerti i Alban Skenderajt

Heidi Baci dhe Romeo Veshaj ishin pa dyshim dy prej figurave më të përfolura të edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania. Ata të dy bashkarisht kapën finalen e madhe, ku përkundër mbështetjes së madhe të publikut – nuk ia doli asnjëri që të fitonte. Sido që të jetë, çifti duket se po e […]

qershor 7, 2024 - 11:00
 0  6
Heidi dhe Romeo shfaqen më të dashuruar e kurrë në një video nga koncerti i Alban Skenderajt

Heidi Baci dhe Romeo Veshaj ishin pa dyshim dy prej figurave më të përfolura të edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania.

Ata të dy bashkarisht kapën finalen e madhe, ku përkundër mbështetjes së madhe të publikut – nuk ia doli asnjëri që të fitonte.

Sido që të jetë, çifti duket se po e shijojnë në maksimum lidhjen e tyre jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri – teksa një gjë e tillë po dokumentohet edhe përmes rrjeteve sociale.

Ka qenë Heidi ajo e cila së fundmi ka publikuar në InstaStory disa video, ku shihet tejet e dashuruar në krahët e të dashurit të saj, Romeos.

Dyshja duket të kenë kaluar çaste të këndshme nën shoqërinë e njëri-tjetrit, teksa kanë marrë pjesë në koncertin “Motiv” të Alban Skenderajt, të mbajtur të enjten në stadiumin “Air Albania”.

Romeo dhe Heidi ishin një nga tri çiftet që dolën nga ky edicion i Big Brother VIP Albania, pas Ilnisës dhe Meritonit dhe Sarës me Bardhin.

Heidi Baci dhe Romeo Veshaj (Foto: Romeo Veshaj/Instagram)