VLEN: Investojmë në kujdesin dhe arsimimin e fëmijëve që nga çerdhet
VLEN në një kumtesë për media thekson se në kuadër të investimit për kushte më të mira arsimore dhe infrastrukturës në arsimin parashkollor, Qeveria VLEN po investon në ndërtimin e çerdheve në Çair dhe Hasanbeg. Derisa deri në vitin 2028 pritet të krijohen afër 4.000 hapësira të reja të çerdheve në mbarë vendin, përmes ndërtimit […]

VLEN në një kumtesë për media thekson se në kuadër të investimit për kushte më të mira arsimore dhe infrastrukturës në arsimin parashkollor, Qeveria VLEN po investon në ndërtimin e çerdheve në Çair dhe Hasanbeg. Derisa deri në vitin 2028 pritet të krijohen afër 4.000 hapësira të reja të çerdheve në mbarë vendin, përmes ndërtimit të 2 kapaciteteve të reja.
“Siç bëri të ditur ministri Fatmir Limani, deri më tani, janë ndërtuar kapacitete që mundësojnë akomodimin e rreth 1500 fëmijëve, ndërsa në ndërtim të sipër janë edhe 11 objekte të tjera që do të ofrojnë hapësirë për mbi 1100 fëmijë të tjerë. Ky investim është një hap i rëndësishëm drejt përfshirjes më të gjerë të fëmijëve në sistemin arsimor që nga mosha më e hershme, duke garantuar një fillim më të mirë dhe më të barabartë për të gjithë fëmijët pa dallime entike, sociale apo rajonale”.
“Çerdhet moderne të cilat po ndërtohen janë të pajisura me standarde bashkëkohore dhe moderne, të cilat sigurojnë një ambient të sigurt, të ngrohtë dhe edukativ për fëmijët dhe zhvillimin e tyre. Ky investim i Qeverisë që kujdeset për qytetarët tregon edhe njëherë rëndësinë që i kushtohet investimit në të ardhmen e vendit përmes edukimit cilësor te fëmijët tanë që nga mosha parashkollore”.
“Përveç përfitimeve të drejtpërdrejta për fëmijët, duke u siguruar edukim më cilësor, këto projekte ndikojnë pozitivisht edhe në jetën e prindërve të tyre, të cilët do të kenë mundësi më të shumta për angazhim profesional në punët e tyre. Pasi kujdesi, siguria dhe edukimi i fëmijëve do të bëhet në çerdhet të cilat po ndërtohen. Ky projekt gjithashtu nxit zhvillimin lokal, krijon vende të reja pune dhe forcon komunitetin”, thonë nga VLEN.