Hetimi për tragjedinë e Koçanit vijon, Prokuroria nuk jep detaje

Hetimet e Prokurorisë Publike për tragjedinë e Koçanit, në të cilën humbën jetën 59 persona dhe qindra të tjerë u plagosën, janë duke vazhduar, por për momentin nuk bëhen të ditura detaje, transmeton Portalb.mk. “Prokurorët publikë nga ekipi që drejton procedurën para hetimore janë duke ndërmarrë veprime të shumta hetimore për sigurimin e provave. Veprime […]

Prill 1, 2025 - 17:00
 0  3
Hetimi për tragjedinë e Koçanit vijon, Prokuroria nuk jep detaje
Zjarri në diskotekën "Pulse" në Koçan. Foto: Teuta Buçi/Portalb.mk

Hetimet e Prokurorisë Publike për tragjedinë e Koçanit, në të cilën humbën jetën 59 persona dhe qindra të tjerë u plagosën, janë duke vazhduar, por për momentin nuk bëhen të ditura detaje, transmeton Portalb.mk.

“Prokurorët publikë nga ekipi që drejton procedurën para hetimore janë duke ndërmarrë veprime të shumta hetimore për sigurimin e provave. Veprime të tilla vazhdojnë edhe sot, duke përfshirë hetime në shkallë të gjerë, analiza dhe ekspertiza në lidhje me institucione të ndryshme. Megjithatë, për të ruajtur sekretin e procedurës dhe për të mos cenuar provat, prokuroria nuk mundet për momentin të zbulojë detaje nga aktivitetet”, thanë nga Prokuroria.

Në zjarrin që ndodhi më 16 mars në diskotekën “Pulse” në Koçan, kanë humbur jetën 59 persona, ndërsa kishte 196 të lënduar që trajtohen brenda dhe jashtë vendit.

Sipas hetimeve të deritanishme nga institucionet, diskoteka ka punuar me një sërë shkeljesh të mëdha: nuk kishte rrjet hidranti dhe mjaftueshëm aparate PP, përdoreshin materiale piroteknike në mënyrë të paligjshme, nuk kishte as leje pune të ligjshme dhe nuk ishte lidhur asnjë kontratë me shkrim mes organizatorit dhe grupit interpretues.

Prokuroria në Koçan dhe Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kanë identifikuar si të dyshuar gjithsej 34 persona dhe tre kompani për krime të rënda kundër sigurisë publike. Ndërkaq, Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur kallëzime penale kundër tyre, në mesin e tyre ka ish-funksionarë shtetërorë. Në paraburgim janë 24 persona.