Pas zbulimit të datës, një javë pa nisur zbulohet edhe surpriza e madhe që po fsheh Big Brother VIP Kosova
Pas tri edicioneve të suksesshme që kanë mbajtur publikun shqiptar të ngjitur pas ekranit, reality shoë-i më i ndjekur në Kosovë, Big Brother VIP Kosova, është gati të rikthehet me sezonin e katërt. Ky edicion i ri, i cili tashmë është konfirmuar se do të nisë zyrtarisht më 17 nëntor, pritet të sjellë një përzierje […]


Pas tri edicioneve të suksesshme që kanë mbajtur publikun shqiptar të ngjitur pas ekranit, reality shoë-i më i ndjekur në Kosovë, Big Brother VIP Kosova, është gati të rikthehet me sezonin e katërt.
Ky edicion i ri, i cili tashmë është konfirmuar se do të nisë zyrtarisht më 17 nëntor, pritet të sjellë një përzierje të re emocionesh, surprizash dhe dinamike brenda shtëpisë më të famshme në vend.
Me një bazë të madhe fansash dhe pritshmëri gjithnjë e më të larta, produksioni ka paralajmëruar se këtë herë gjithçka do të jetë ndryshe – nga formati e deri te mënyra se si do të zhvillohet loja.
Burime të afërta me produksionin kanë bërë të ditur se përgatitjet kanë nisur prej muajsh, ndërsa këtë herë është vënë theks i veçantë në përzgjedhjen e banorëve dhe në konceptin e përgjithshëm të spektaklit, që synon të sjellë një eksperiencë krejtësisht të re për publikun.
Në intervista të ndryshme, gazetarët Miftar Zejnullahu dhe Redjon Shtylla, të cilët e ndjekin prej afër këtë format, kanë folur për ndryshimet që do të karakterizojnë edicionin e katërt dhe për atmosferën që pritet të krijohet në këtë sezon.
Sipas Miftar Zejnullahut, ky edicion do të jetë më ndryshe se çdo sezon tjetër që është parë deri tani.
Ai ka theksuar se publiku do ta kuptojë menjëherë ndryshimin që në momentin e parë të nisjes së spektaklit. “Këtë vit është komplet ndryshe nga ajo që jemi mësuar të shohim në shtëpinë e Big Brother.
Publiku do ta kuptojë sapo të fillojë, por presim që Bigu të nxjerrë personazhe të mëdha dhe të papritura,” u shpreh Zejnullahu, duke lënë të kuptohet se organizatorët kanë përgatitur diçka që do të befasojë shikuesit.
Ndërkohë, edhe gazetari Redjon Shtylla ka ndarë disa nga pritshmëritë e tij për këtë edicion, duke theksuar se banorët e rinj pritet të jenë më energjikë dhe më të larmishëm se më parë.
“Mendoj se do të kemi personazhe shumë dinamike, si promoja që pamë me Dinin dhe Jonidën. Ky edicion do të ketë karaktere të ndryshme dhe goditëse, që do të mbajnë shikuesit të mërthyer për ekran,” ka deklaruar Shtylla, duke shtuar se atmosfera në shtëpi pritet të jetë më e tensionuar dhe njëkohësisht më argëtuese.
Spektakli, që prej fillimit të tij, është kthyer në një fenomen televiziv në Kosovë dhe më gjerë, duke u bërë temë e përditshme diskutimi në rrjetet sociale e në mediat online.
Çdo sezon ka sjellë personazhe që kanë fituar popullaritet të madh, debate të zjarrta, por edhe momente emocionale që kanë lënë gjurmë tek publiku.
Me edicionin e katërt, produksioni duket se synon ta çojë përvojën e Big Brother VIP Kosova në një nivel tjetër, duke ofruar një format më të freskët dhe më interaktiv.
Ndërsa dita e nisjes po afrohet, fansat tashmë kanë filluar të bëjnë parashikimet e tyre për emrat që mund të jenë pjesë e kastit të ri.
Edhe pse emrat e konkurrentëve mbahen ende sekret, në rrjetet sociale po qarkullojnë zëra se shtëpia këtë vit do të strehojë disa figura shumë të njohura nga fusha të ndryshme si muzika, televizioni dhe sporti.
Në pritje të premierës më 17 nëntor, mbetet të shihet nëse Big Brother VIP Kosova 4 do të arrijë të tejkalojë suksesin e tre sezoneve të para dhe të sjellë një tjetër spektakël që do të mbizotërojë netët televizive të dimrit.
Një gjë është e sigurt – publiku është gati për një tjetër udhëtim plot tension, dramë dhe emocione në shtëpinë më të komentuar të Kosovës./ORAinfo/