Hipokrizia e BDI-së!
Shkruan: Adnan Azizi, deputet i VLEN Demagogët e BDI-së mundohen të shesin shqetësim artificial tek opinioni gjoja se ata përkujdesen për shqiptarët… Hipokrizi klasike! Po ju pyes: Marrëveshja e Ohrit kishte afat realizimi 2001 – 2004, pse nuk thirrët për bashkimin e shqiptarëve kur ishi në pushtet, por tash nga opozita ju kujtua juve pas […]
Shkruan: Adnan Azizi, deputet i VLEN
Demagogët e BDI-së mundohen të shesin shqetësim artificial tek opinioni gjoja se ata përkujdesen për shqiptarët… Hipokrizi klasike!
Po ju pyes: Marrëveshja e Ohrit kishte afat realizimi 2001 – 2004, pse nuk thirrët për bashkimin e shqiptarëve kur ishi në pushtet, por tash nga opozita ju kujtua juve pas 22 viteve që marreveshja e Ohrit nuk është realizuar asgjëkundi.
Kush ishte në pushtet për 22 vite përpos BDI-së, kujt doni të ja leni fajin për gjithë këto marina ?
Pse nuk thirre ne protesta kur ndodhi:
Rasti Sopoti
Rasti Monstra
Vrasja e Harun Aliut me shokë
Vrasja e Nuri Mazarit
Rasti Alfa
Rasti i Almirit
Lagja e Trimave
Vrasja e komandant Shqiponjës
Burgosja e Fetah Alimit
27 prilli në parlament, kur ministër i brendshëm ishte kuadër i BDI-së dhe amnistimi i sulmuesve
Mos rregullimi i statusit të ish luftëtarëve të UÇK-së
Ligji për “Branitellat”
Përkulja para “branitellave” të deputetëve të BDI-së
Qindra mijëra euro për Johan Tarçullovskin
Fushatë të përbashkët me Lube Boshkovskin
Enciklopedia që ofendoi shqiptarët
Tekstet shkollore me përmbajtje anti-shqiptare.
Shkupi 2014
Car Dushani
Rrahja në Kala dhe burgosja e të rinjve shqiptarë
Kisha në Kala të Shkupit
Kushtëzimi i administratorëve për mbledhje votash
Politizimi i arsimit dhe degradimi i universiteteve
Dështimi dhe pastaj kurdisja e regjistrimit të popullsisë
Emrat maqedon të shkollave shqipe dhe rrugëve ku jetojnë shqiptarët
Imponimi i stemës me luan si simbol gjoja shqiptar
Ja kjo është fytyra juaj e vërtetë e qeverisjes 22 vjeçare!