Hisen Berisha: Kjo qeveri nuk ka interes ta dënoj Radoiqiçin

Nga ana tjetër, Hisen Berisha nga Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar për rrezikun e ngritjes së një aktakuze pa shqyrtimin e plotë të fakteve, duke theksuar se një qasje e tillë mund të dështojë në gjykatë. Ai ka kritikuar qeverinë për mungesën e presionit ndaj prokurorisë , sepse sipas tij, kjo qeveri nuk ka […]

gusht 12, 2024 - 20:00
 0  5
Hisen Berisha: Kjo  qeveri nuk ka interes ta dënoj Radoiqiçin
hisen-berisha:-kjo-qeveri-nuk-ka-interes-ta-denoj-radoiqicin

hisen-berisha:-kjo-qeveri-nuk-ka-interes-ta-denoj-radoiqicin


Nga ana tjetër, Hisen Berisha nga Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar për rrezikun e ngritjes së një aktakuze pa shqyrtimin e plotë të fakteve, duke theksuar se një qasje e tillë mund të dështojë në gjykatë.

Ai ka kritikuar qeverinë për mungesën e presionit ndaj prokurorisë , sepse sipas tij, kjo qeveri nuk ka interes ta dënojë Radoiqiçin dhe ka kërkuar që aktakuza të bazohet në një hetim të plotë dhe të argumentuar.

“Nuk duhet me u ngut procedura për me u ngrit një aktakuzë,  pa u mbledhur  e identifikuar  të  gjitha argumentet për pretendimet e prokurorisë. Në këtë rast, tendenca me e ngrit një aktakuze të ngutshme pa i shqyrtuar mirë faktet edhe argumentet  që  e mbështesin pretendimin e prokurorisë dhe atë tonin politik është thjesht tendencë  me e dërguar në gjykatë edhe ajo me e hedh poshtë si te pa bazë. Edhe kjo dëshmon hapur se kjo qeveri nuk ka interes ta dënojë Radoiqiçin”, deklaroi Berisha.