Forumi Ekonomik Kosovë-Portugali, takohen Bogujevci dhe Perestrello
Nënkryetaria e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Saranda Bogujevci, së bashku me deputetin Erxhan Galushi, i cili e kryeson Grupin e Miqësisë Kosovë-Portugali të Kuvendit të Republikës së Kosovës, mirëpriti sot në Kosovë homologun e saj nga Portugalia, nënkryetarin e Kuvendit të Portugalisë, Marcos Perestrello. Nënkryetari Perestrello, së bashku me delegacionin e përbërë nga zyrtarë […]
Nënkryetaria e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Saranda Bogujevci, së bashku me deputetin Erxhan Galushi, i cili e kryeson Grupin e Miqësisë Kosovë-Portugali të Kuvendit të Republikës së Kosovës, mirëpriti sot në Kosovë homologun e saj nga Portugalia, nënkryetarin e Kuvendit të Portugalisë, Marcos Perestrello.
Aktivitetet fillojnë nesër dhe janë me interes të ngritjes së bashkëpunimit shtetëror në fushën e ekonomisë.
Bogujevci i ka uruar mirëseardhje Perestello-s dhe delegacionit nga Portugalia, duke u shprehur e lumtur për këtë vizitë domethënëse të Nenkryetarit së bashku me delegacionin e tij.