Hoti: 2025-ta nisi me rritje të faturave të tatimit në pronë
Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se viti 2025 ka nisur me rritje të tatimit në pronë. Në një postim në Facebook, ai ka publikuar fatura të vitit 2021 ku tatimi figuron të jetë mbi 100 euro, kurse në vitin 2025 i njëjti është 60 euro më shumë pra mbi 160 euro. “Viti 2025 nis me


Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se viti 2025 ka nisur me rritje të tatimit në pronë.
Në një postim në Facebook, ai ka publikuar fatura të vitit 2021 ku tatimi figuron të jetë mbi 100 euro, kurse në vitin 2025 i njëjti është 60 euro më shumë pra mbi 160 euro.
“Viti 2025 nis me fatura të rritura të tatimit në pronë. Në një rast konkret, fatura është 60% më e lartë krahasuar me vitin 2021”.
“Pasojat e qeverisjes së mbrapshtë 4-vjeçare po i vuajnë qytetarët me rritje të tatimit në pronë, me shtrenjtim të energjisë elektrike dhe të shportës së konsumit të përditshëm”, ka thënë Hoti.