Hoti: Kosova mund të përjashtohet nga CEFTA dhe Procesi i Berlinit
Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se mesazhet shqetësuese për Kosovën nga aleatët kryesorë, në veçanti nga SHBA-ja, Gjermania dhe Franca, duhet ta shqetësojnë secilin qytetar dhe secilin përfaqësues të partive politike, pozitë dhe opozitë. Ai në një postim në llogarinë e tij në Facebook shkruan se “Kosova mund […]
Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se mesazhet shqetësuese për Kosovën nga aleatët kryesorë, në veçanti nga SHBA-ja, Gjermania dhe Franca, duhet ta shqetësojnë secilin qytetar dhe secilin përfaqësues të partive politike, pozitë dhe opozitë.
Ai në një postim në llogarinë e tij në Facebook shkruan se “Kosova mund të përjashtohet nga Procesi i Berlinit, i cili është mekanizmi formal i përgatitjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në BE”.
Hoti mes tjerash tha se Kosovës mund t’i vazhdohen sanksionet nga BE-ja si dhe mund të përjashtohet nga CEFTA.