Hoxhaj: Kusari Lila foli me Radojiçiqin kur ky po përgatiste aneksimin e veriut

Nënkyretari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, komentoi bisedat e publikuara të shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvebdosjes Mimoza Kusari me Milan Radojiçiqin, tha se për këto Kusari Lila e ka obligim që të përgjigjet në Kuvend. Sipas tij komunikimi i Kusari Lila me Radojiçiqin ka ndodhur në kohën kur ky

tetor 24, 2024 - 23:01
 0  5
Hoxhaj: Kusari Lila foli me Radojiçiqin kur ky po përgatiste aneksimin e veriut
hoxhaj:-kusari-lila-foli-me-radojiciqin-kur-ky-po-pergatiste-aneksimin-e-veriut

hoxhaj:-kusari-lila-foli-me-radojiciqin-kur-ky-po-pergatiste-aneksimin-e-veriut

Nënkyretari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, komentoi bisedat e publikuara të shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvebdosjes Mimoza Kusari me Milan Radojiçiqin, tha se për këto Kusari Lila e ka obligim që të përgjigjet në Kuvend.

Sipas tij komunikimi i Kusari Lila me Radojiçiqin ka ndodhur në kohën kur ky i fundit po përgatiste ankesimin e veriut.

“Në çdo vend të botës qeveria do të duhej të thirrjen në përgjegjësi se nuk jemi duke foluir të zakonshme jemi duke folur për një ngjarje e cila për herë të parë pas lirisë së Kosovës Serbia ka pasur në tavolinë opsionin për ta pushtuar një pjesë të territorit të Ksoovës dhe me nje njëri që ka pasur ta bëjë këtë ka  folur Kusari Lila”, tha Hoxhaj në emisionin “Click” në RTV21.

Sipas tij kjo temë duhet të shtrorhet në tri katër nivele.

“Në 1 ka të bëjë me sigurinë e Kosovës, dhe siguria e Kosovës nuk ka të bëjë vetëm me Banjskës por a mund të përsëritet edhe situata të tjera të ngjashme në të ardhmen.” Tha Hoxhaj.

Ai shtoi se së dyti ka të bëjë me një temë politike.

“Zoti Kurti ka thënë se këta nuk bëjnë kurrë koalicion me Listën Serbe me Radojiçiqin nuk janë në bashkëqeverisje, dhe komunikimi I Kusari Lilës, dhe deklaratat e Pacollit që thotë se në prani të Kurtit dhe Osmanit e kanë thirrë Radojiçiqin  dhe kanë kërkuar votën dhe mbështejtene  tij tregojnë që këta kanë qenë në bashkëqeverisje me Radojiçiqin me të cilin edhe kanë bërë përpjekë që ta nxjerrin edhe një aëntarë të gjykatës Kushtetuese”, tha ai.

Hoxhaj shtoi se së treti kjo është çështje morale dhe moralisht do të duhet të kërkohet përgjegjësi.

Nënkyretari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së Enver Hoxhaj dhe në emisionin “Click “ në RTV21 se prokuoria do të duhet që të gjitha organet e sigurisë, Policia, AKI, pastaj krerët e shtetit të ia sqarojnë publikut se çfarë ka ndodhur konkretisht në Bansjë në shtator të 2023-tës.