Humolli: Rugova ka dështuar ta menaxhojë luftën

Deputeti i pavarur, Fatmir Humolli, ka deklaruar se ish-presidenti Ibrahim Rugova ka dështuar në menaxhimin e situatës gjatë luftës në Kosovë. Sipas deputetit Humolli, presidenti Rugova nuk kishte ndërmarrë veprime të mjaftueshme për të përforcuar luftën, duke sjellë si shembull rastin e dëshmorit që kishte qenë shofer i tij dhe që kishte dalë vullnetar që […]

qershor 13, 2024 - 01:00
 0  6
Humolli: Rugova ka dështuar ta menaxhojë luftën
humolli:-rugova-ka-deshtuar-ta-menaxhoje-luften

humolli:-rugova-ka-deshtuar-ta-menaxhoje-luften

Deputeti i pavarur, Fatmir Humolli, ka deklaruar se ish-presidenti Ibrahim Rugova ka dështuar në menaxhimin e situatës gjatë luftës në Kosovë.

Sipas deputetit Humolli, presidenti Rugova nuk kishte ndërmarrë veprime të mjaftueshme për të përforcuar luftën, duke sjellë si shembull rastin e dëshmorit që kishte qenë shofer i tij dhe që kishte dalë vullnetar që me veturën e presidentit të sjellë armë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Na kemi pasur shofer të Rugovës tash dëshmor, kur ka qenë i gatshëm të shkojë të marrë armë për UÇK-në, duke thënë se po lëviz lirshëm në kufi e s’po na kontrollojnë veturën policia. Ai ka thënë se me veturë të tij mund të sjellë armë, ne nuk e kemi pasur të arsyeshëm. S’kemi pranuar se ishte dashur të thoshte Rugova e jo ne”, ka deklaruar Humolli.

Ai ka vlerësuar se në atë kohë duhej të krijohej një strukturë institucionale e re.

Gjithashtu, Humolli përmend grupet e stërvitjes ushtarake që u organizuan në atë periudhë.

“Është zgjedhë president, në kushte normale presidenti është dashur ta menaxhojë luftën, Rugova ka dështuar ta menaxhojë luftën, ka dështuar t’i ketë nën kontroll të gjitha mekanizmat. Në këtë rast është dëmtuar, sepse është dashur të ndërtohen institucione të reja komplet prej fillimi”, ka thënë ai.

Ai kritikon faktin që një pjesë e këtyre grupimeve nuk u zbuluan, ndërsa pjesa tjetër u zbulua për shkak të presionit ndërkombëtar.

Në lidhje me Zahir Pajazitin dhe Adem Jasharin, Humolli ka theksuar se ata nuk duhet konsideruar si ushtarë, por si luftëtarë të vetëdijshëm politikisht.

“Ta zëmë, kanë shkuar grupet e para në stërvitje, ka qenë në mes të LPRK-së dhe LDK-së, kanë qenë dy formacione që kanë shkuar në stërvitje ushtarake, grupi i Zahir Pajazitit dhe i dyti i Adem Jasharit, grupi i Zahirit thuajse asnjë nuk janë zbuluar, Grupi i dytë janë zbuluar për shkak të faktorëve ndërkombëtarë që kanë thënë se nuk bën me fillu lufta. Edhe kanë filluar plot bashkëluftëtarë të Ademit me shku në perëndim për mos me ardhur në Kosovë, që mos ta rrezikojnë paqen. Por Jashari ka thënë se unë jam stërvitë dhe do të vijë këtu. Kur ka ardhur Zahiri prej stërvitjeve e kemi pyetur çfarë stërvitje keni bërë në Shqipëri, duke parë se çfarë ne kemi thënë nuk kemi nevojë të kryhen stërvitjet atje, sepse i kanë kryer të njëjtat oficerët dhe aktivistët tanë në pjesën e Llapit. I kanë stërvitë ushtarët tanë nivelit më të lartë sesa siç kanë qenë atje në Shqipëri, së paku siç na ka thënë Zahiri”, ka treguar Humolli në “Debat Plus”.

“Zahiri nuk ka qenë ushtarë, ka qenë luftar. Logjika t’i bësh Zahirin dhe Adem Jasharin veç si ushtarë është jo konform realitetit objektiv. Sepse ushtari është vetëm me vra, por këta e kanë ditur kur të ngrehin gisht, sepse kanë pasur vetëdije politike”, ka deklaruar tutje ai.