Me aderime të reja, Aleanca shënon përvjetorin në Gjilan

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan, ka shënuar sot 24-vjetorin e themelimit si dega e parë në nivel vendi, ku me këtë rast kanë aderuar dhjetëra anëtarë të rinj. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Gjilani kishte vëmendjen e merituar në kohën sa ishte kryeministër. “Sa isha Kryeministër, Gjilani kishte […]

maj 15, 2024 - 23:00
 0  8
Me aderime të reja, Aleanca shënon përvjetorin në Gjilan
me-aderime-te-reja,-aleanca-shenon-pervjetorin-ne-gjilan

me-aderime-te-reja,-aleanca-shenon-pervjetorin-ne-gjilan

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan, ka shënuar sot 24-vjetorin e themelimit si dega e parë në nivel vendi, ku me këtë rast kanë aderuar dhjetëra anëtarë të rinj. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Gjilani kishte vëmendjen e merituar në kohën sa ishte kryeministër.

“Sa isha Kryeministër, Gjilani kishte vëmendjen e Qeverisë së Kosovës, vëmendje të merituar, që nuk e kishte pasur në qeveritë paraprake”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj me bashkëpunëtorë kanë vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame të Kosovës në Gjilan.

“Në shënimin e 24-vjetorit të themelimit të degës së Aleancës në Gjilan, degës së parë në nivel vendi, bashkë me kryetarin, Nazim Gagica dhe kolegë tjerë, vizituam Këshillin e Bashkësisë Islame, ku u pritëm nga Naim Aliu me bashkëpunëtorë të cilët i falenderuam përzemërsisht për bashkëpunimin e sinqertë, për kontributin e dhënë ndër vite dhe rolin e tyre në shoqëri”, është shprehur Haradinaj.

Haradinaj ju ka dëshiruar mirë se ardhje në AAK dhjetëra të rinjve të cilët aderuan sot në 24-vjetorin e themelimit.

“Më pas në selinë e Aleancës në Gjilan mirëpritëm dhjetëra anëtarë të rinj të cilët u bashkuan në familjen tonë politike, e cila është shndërruar në adresë serioze për njerëzit që duan të japin kontributin e tyre për Gjilanin e për Kosovën. Aleanca është subjekti më serioz për përparimin ekonomik të vendit dhe integrimit euroatlantik”, ka shtuar Haradinaj.

Në 24-vjetorin e themelimit, AAK ka ndarë 24 mirënjohje për kryesinë e Lidhjes së Sporteve të viteve ’90-ta.

“Në fund të ditës, kisha nderin të ndaj mirënjohje për kryesinë e Lidhjes së Sporteve të viteve ’90-a, të cilët në rrethana jashtëzakonisht të vështira për shqiptarët, kishin vendosur të krijonin organizimin paralel të sportit në kohën e okupimit. Shpirti atdhedashës i tyre, kishte kapërcyer edhe ato që dukeshin të pamundura. Lidhja e Sporteve ishte më shumë se sport, ishte për kombin, për lirinë e Kosovës. Mirënjohës përjetë!”, ka përfunduar Haradinaj.