I dëshpëruar? Java e fundit e Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë
Joe Biden, në javën e tij të fundit në Shtëpinë e Bardhë, për t’u rikthyer (ose jo) te Partia Demokratike, ndaj së cilës “shërbeu” për më shumë se gjysmë shekulli. Me një karrierë të suksesshme në politikë, vite të tëra si Demokrat i Lartë në Komitetin e Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit, si Zëvendës President […] The post I dëshpëruar? Java e fundit e Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë appeared first on InfoShqip.com.
Joe Biden, në javën e tij të fundit në Shtëpinë e Bardhë, për t’u rikthyer (ose jo) te Partia Demokratike, ndaj së cilës “shërbeu” për më shumë se gjysmë shekulli. Me një karrierë të suksesshme në politikë, vite të tëra si Demokrat i Lartë në Komitetin e Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit, si Zëvendës President e së fundmi si Kreu i Shteteve të Bashkuara. Pavarësisht kësaj, ditët e tij të fundit në zyrë, duket se po i përjeton me trishtim.
A ndihet Biden i tradhëtuar apo i zhgënjyer me veprimet e tij?
Në shkrimet e mediave amerikane shkruhet rëndom se Biden është në nivelin më të ulët historik të mbështetjes, madje edhe nga të djathtët. 4 vite më parë ai fitoi besimin e 97% të demokratëve, ndërsa sot kjo shifër ka shkuar në 37%. Ata që dikur e brohoritën, sot ndihen të “lodhur” me të. Përpos largimit nga një detyrë kaq e rëndësishme, nuk ka shpresë për “rikthim në gjirin e partisë së tij”. Më shumë se gjysma e demokratëve nuk kanë pritshmëri e mbase as nuk dëshirojnë ta shohin Biden si udhëheqës të kësaj force politike.
Që pas ditës së zgjedhjeve, ka pasur një heshtje gati “universale” lidhur me çdo prononcim të tij. Por ajo që vlen të theksohet është se kokëfortësia e Biden, pavarësisht gabimeve politike, e ka bërë të duket akoma më keq në sytë e demokratëve. Edhe në një intervistë të kohëve të fundit deklaroi se “ndoshta ai do ta mundte Trump”. Demokratët dhe mbase gjithë populli amerikan nisi të “bezdisej” me Presidentin që kur ai bënte gafa në takime, evente apo ngjarje me rëndësi. Edhe veprimet pas dorëheqjes nuk u pritën mirë (si ai i faljes së djalit të tij Hunter Biden apo vlerësimi që ka bërë ndaj George Soros).
Megjithatë, për Biden ka nisur numërimi mbrapsht. Ai nuk arriti të realizonte as dëshirën e tij që vizitën e fundit si President ta bënte në Vatikan, kjo prej situatës së zjarreve në Kaliforni.
Megjithatë, nuk është hera e parë që amerikanët nuk e ‘përcjellin’ mirë një President. Edhe në kohën e largimit të Obamës pati një reagim të ngjashëm në masë. Muajt e fundit të pushtetit të George W.Bush ishin po ashtu kaotikë. Ajo që ndodh më pas është interesante. Populli amerikan e ka treguar se në raste të tilla, ka nevojë për një shkëputje. Vetëm pas kësaj, jep shanse të dyta!
Të Hënën, Biden do mbajë dy fjalimet e lamtumirës me shpresën se një ditë kombi i tij do ta “simpatizojë” përsëri.
The post I dëshpëruar? Java e fundit e Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë appeared first on InfoShqip.com.