“I dhanë bukë dhe filmonin çdo kafshatë”, Robert Aliaj: Pamja që u dha për Parashqevi Simakun më la shije të keqe, e poshtëruan
Në emisionin “Open” në News24 është diskutuar mbi një nga këngëtaret e suksesshme të skenës shqiptare, të mbi 30 viteve më parë, Parashqevi Simakun. E konsideruar si ikonë e muzikës shqiptare, Simaku u largua në vitin 1991 drejt SHBA dhe prej atëherë ishte zhdukur nga sytë e publikut shqiptar. Artisti Robert Aliaj tha se ishte […] The post “I dhanë bukë dhe filmonin çdo kafshatë”, Robert Aliaj: Pamja që u dha për Parashqevi Simakun më la shije të keqe, e poshtëruan appeared first on InfoShqip.com.
Në emisionin “Open” në News24 është diskutuar mbi një nga këngëtaret e suksesshme të skenës shqiptare, të mbi 30 viteve më parë, Parashqevi Simakun.
E konsideruar si ikonë e muzikës shqiptare, Simaku u largua në vitin 1991 drejt SHBA dhe prej atëherë ishte zhdukur nga sytë e publikut shqiptar.
Artisti Robert Aliaj tha se ishte një ndjesi shumë e keqe ajo që ndjeu nga video e publikuar ku Parashqevia shfaqej në atë gjendje.
“E gjitha se si ndodhi dhe se si u përfshi media, se si të gjithë u përfshimë vetëm për disa pëlqime, ishte një video e dhunshme, ajo u turpërua, të gjitha i ndodhën”, tha Aliaj.
Ai u shpreh se në kohën e komunizmit Parashqevia ishte një këngëtare shumë e mirë.
“Mënyra se si u përdhunua Parashqevia këtë rradhë, dhe më pas ajo dreka që filmoi çdo kafshatë që i dha ai personazhi. Një poshtërsi kaq e madhe, i dha bukën dhe e filmoi dhe më pas kemi turmat e injorantëve, që janë në një kohë zie, dhe është turp. Për të gjithë personat, vazhdon paturpësia”, tha Aliaj.
Ai u shpreh se ai personi që u shfaq duke i dhënë bukë është një sharlatan, që i filmoi çdo kafshatë bukë që i dha. “Pse nuk e mori një njeri në shtëpinë e vet, ta mbante me dinjitet. Jo e nxorën në atë formë, të palarë, edhe bukën ia dhanë ashtu”, tha Aliaj.
The post “I dhanë bukë dhe filmonin çdo kafshatë”, Robert Aliaj: Pamja që u dha për Parashqevi Simakun më la shije të keqe, e poshtëruan appeared first on InfoShqip.com.