Ibrahimi: Gazeta Lajm, një nga dritaret mediatike më të zëshme dhe më të guximshme që ka përfaqësuar shqiptarët në Maqedoni gjatë këtyre dy dekadave

“Gazeta LAJM, është një nga dritaret mediatike më të zëshme dhe më të guximshme që ka përfaqësuar shqiptarët në Maqedoni gjatë këtyre dy dekadave”, thuhet në reagimin e kryetarit të partisë “Alternativa” Zeqirija Ibrahimi, për 20 vjetorin e gazetës LAJM. Më poshtë mund ta lexoni të plotë urimin e z.Ibrahimi. Gazeta Lajm feston përvjetorin e […]

Prill 18, 2025 - 20:00
 0  5
Ibrahimi: Gazeta Lajm, një nga dritaret mediatike më të zëshme dhe më të guximshme që ka përfaqësuar shqiptarët në Maqedoni gjatë këtyre dy dekadave

“Gazeta LAJM, është një nga dritaret mediatike më të zëshme dhe më të guximshme që ka përfaqësuar shqiptarët në Maqedoni gjatë këtyre dy dekadave”, thuhet në reagimin e kryetarit të partisë “Alternativa” Zeqirija Ibrahimi, për 20 vjetorin e gazetës LAJM.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë urimin e z.Ibrahimi.

Gazeta Lajm feston përvjetorin e 20-të të themelimit.

Është një nga dritaret mediatike më të zëshme dhe më të guximshme që ka përfaqësuar shqiptarët në Maqedoni gjatë këtyre dy dekadave.

Me profesionalizëm, këmbëngulje dhe integritet, ka qëndruar në krah të së vërtetës dhe interesit publik, duke i rezistuar presioneve politike, sulmeve dhe çdo përpjekjeje për ta heshtur.
Gazeta Lajm ka qenë jo vetëm burim informacioni, por edhe një tribunë për zërin qytetar, për mbrojtjen e të drejtave dhe për ruajtjen e identitetit kombëtar.

Urime ky përvjetor i rëndësishëm të gjithë stafit të gazetës, dhe një përshëndetje e veçantë për themeluesin dhe pronarin, Fejzi Ajdari, për vizionin, guximin dhe përkushtimin e tij të palëkundur ndaj fjalës së lirë dhe gazetarisë së mirëfilltë.