Igli Hasani bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Ukrainës, çfarë diskutuan

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij të Ukrainës, Andrii Sybiha. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Hasani shkruan se  gjatë bisedës ai ka uruar Sybiha për detyrën e tij si ministër i jashtëm, pas largimit nga kjo detyrë të Dmytro Kuleba. Ministri Hasani […]

shtator 10, 2024 - 20:00
 0  7
Igli Hasani bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Ukrainës, çfarë diskutuan

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij të Ukrainës, Andrii Sybiha.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Hasani shkruan se  gjatë bisedës ai ka uruar Sybiha për detyrën e tij si ministër i jashtëm, pas largimit nga kjo detyrë të Dmytro Kuleba.

Ministri Hasani thotë se ka rikonfirmuar angazhimin e Shqipërisë për integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës.

“Zhvillova sot një bisedë telefonike me homologun tim ukrainas, Andrii Sybiha. E urova ngrohtësisht dhe i shpreha mbështetjen time të plotë, teksa ai merr pozicionin e tij si Ministër i Jashtëm gjatë këtyre kohërave sfiduese. Rikonfirmova angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës”,-shkruan Hasani.